• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi: Të hetohet Donika Prela është shoqe e kryeprokurores Marku

by A R
12/05/2018 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Kriemve të Rënda, Besim Hajdarmataj ishte pjesë e lojës së gatuar nga Edi Rama për të shpëtuar Saimir Tahirin. Por pavarësisht kësaj, ajo shkoi më tej dhe akuzoi zëvendësuesen e Hajdarmatajt, Donika Prelën, mike të kryeprokurores Arta Marku, siç u shpreh Kryemadhi, se ishte një nga personat që kishte dijeni për vjedhjen e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit.

Ju e keni quajtur të paligjshëm shkarkimin e Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Renda, por a keni një koment më të zgjeruar?
Kemi pritur mrekulli nga Reforma në Drejtësi, por vetëm kjo nuk ka ndodhur. Po t’i rikthehemi shkarkimit të Hajdarmatajt, ai jo vetëm është i paligjshëm, por na doli se zonja Marku ishte vazhdimësi e falangave të krimit dhe Edi Ramës, për të sjellë një proces që stopon hetimin e çështjes “Tahiri”. Ky i fundit është vetëm një instrument se ajo duhet të quhet çështja “Rama”. Zëvendësimi i tij me shoqen e klasës të Arta Markut, që dy ditë më parë iu vodh posta sekrete se për atë kanë pasur dijeni dy veta, njëra nga ata ajo zonjë. Pra duhet hetuar nëse ka pasur gisht kjo zonjë .

Pse ndodhi pikërisht kjo lëvizje?
Ishte kompromis për dorëzimin e mandatit të zotit Tahiri. Të mos harrojmë që Hajdarmataj dhe të tjerët kërkuan arrestimin e Tahirit në tetor. Për mua kjo është vazhdimësia e lojës.

Do ketë hetim apo arrestim për Tahirit?
Kush do ta arrestojë? Prokurorë që kanë probleme me veten e tyre me të shkuarën dhe atë që përfaqësojnë. Për mua situata tani ka mbetur shumë tragjike dhe largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga dita e hapjes së negociatave. Situata ekonomike është alarmante kjo si rezultat i një situate të tillë ku Edi Rama kapi edhe sistemin e drejtësisë.

Po zhvillimet e fundit me vëllain e ministrit Xhafaj në çfarë pozicioni i shihni?
Është shumë e rëndë nëse kjo është e vërtetë. Të falsifikosh një nen të kodit penal është shumë e rëndë. Ky është një rast tjetër që zonja Marku mund të hapë një proces për të hetuar kush e ka bërë këtë falsifikim. Me këtë i është bërë një shërbim super i madh trafikantëve dhe kriminelëve të cilëve iu sigurohet mbrojtje në Shqipëri.

Pse dosja u botua vetëm tani dhe jo kur e konstatoi ish ministri teknik i PD, Gazment Bardhi?
PD donte të ishte e sigurt, të mblidhte të gjitha të dhënat. Besoj se duhet të vijohet me një ftesë ndaj zonjës Marku që të nisë hetimet. Ata kanë vepruar në mënyrë serioze, kanë mbledhur fakte dhe më pas ia kanë ofruar organeve të drejtësisë.

Tahiri ditën kur tha dorëheqje tha se e bëri ëpr të mos penguar negociatat, meqë ashtu ishte deklaruar, ndërsa Presidenti Meta nga Gjirokastra deklaroi se ka ende kohë që t’i çelimi. Ju si kryetare e LSI-së çfarë mendimi keni?
Në çështjet e integrimit ne mbajmë qëndrime të njëjta. S’besoj që ka shqiptarë që mund të jenë kundër edhe pse është një proces me kosto të madhe qoftë politike dhe ekonomike. Bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe shumë të rëndësishëm, por Shqipëria ka mjaft problematika. Çështja Tahiri është një pikë në oqeanin e llumit që ka krijuar Edi Rama

Kush e pengon Shqipërinë deri në qershor?
Është Edi Rama. Ne merremi me Tahirin por ai është viktima e radhës. Themi që e kanabizoi vendin Tahiri po si nuk paska dijeni Edi Rama për mijëra hektarë me kanabis? Kjo është qesharake. Nëse negociatat nuk hapen shkaktari i vetëm është Edi Rama. Pse e kërcënon ai Edi Ramën me kode mafioze? Pse U hoq Hajdarmataj? Se do arrestonte Tahirin çfarë do ndodhte? Tahiri do hapte librin e shënimeve, do nxirrte të gjitha urdhëresat. Rilindja ka përgjegjësinë, por Edi Rama është përgjegjësi si për kanabizimin, rritjen e borxhit, rritjen e taksave, koncesioneve. News24

Next Post
Kryetari Drecun: Thaçi nuk i shpëton dot Gjykatës Speciale

Kryetari Drecun: Thaçi nuk i shpëton dot Gjykatës Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In