• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi takime që në pikë të mëngjesit: Do e bëjmë rininë si danezët, ata s’kanë asgjë më shumë

by Java News
08/01/2021 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi takoi mëngjesin e sotëm disa banorë të njësisë 9 në Tiranë, Gjatë këtij takimi Kryemadhi u shpreh se njerëzit sot po ndihen të papërkrahur dhe të pambrojtur nga qeveria.

“Sot njerëzit ndihen të papërkrahur dhe të pambrojtur. Ne duam të kemi në kontakt të përditshëm me njerëzit që ata të votojnë atë që duan. Ne si LSI kemi shanse dhe mundësi sepse kemi krijuar hapësira të reja për përfshirjen e të rinjve dhe të rejave duke i dhënë votuesve shumë opsione.

Ngjarjet në Amerikë treguan që shtetet e forta dinë të ringrihen mbi interesat e disa individëve. Pandemia ka rrënuar ekonominë e Tiranës ndërsa ndihma e qeverisë për bizneset ka qenë thjeshtë një fasadë. Ajo që mendojmë ne është se nuk kemi më kohë dhe qytetarët me 25 prill duhet të shkojnë të votojnë”, tha Kryemadhi.

Ajo tha kreu i qeverisë Edi Rama e ka shkatërruar administratën publike duke shtuar se sipas saj ata që janë më të zhgënjyerit nga kjo qeverisje janë vetë socialistët. Kryemadhi u shpreh se rinia në Shqipëri duhet të ketë kushtet e asaj daneze pasi kjo e fundit nuk ka asgjë më shumë se rinia shqiptare.

“Ekonomia shqiptare është arsim, shëndetësi, zhvillim, standard jetese. Një ekonomi e fortë në një vend krijon edhe një shtet të fortë. Nuk kemi faj por ne kemi bërë ngatërrime se ngatërrojmë kasapin me kirurgun. Rama e ka shkatërruar administratën publike. E kam rrënuar imazhin e juristit, ekonomistit dhe të mjekut e infermierit.

Ata që janë më të zhgënjyerit nga të gjithë janë socialistët sepse mundësitë e tyre u shpërdoruan nga rilindja. Ne duhet të jemi mikpritës ndaj atyre jo thjesht për t’u marrë votën. LSI kërkon ndryshimin e këtij sistemi. Nëse brezi  i Monikës e kaloi rininë në tranzicion tani duhet të ndryshojë dhe të jetë si danezët se nuk kanë danezët asgjë më shumë”, deklaroi kryetarja e LSI.

g.kosovari
Next Post
Dosja ‘Habilaj’/ Ish-zv.ministrja e Brendshme: Nuk jam thirrur në Prokurori

Naço dhe Koka braktisin LSI/ Gjebrea: PS e hapur për këdo. Brenda pak ditëve publikojmë listën e kandidatëve për deputet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In