• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët: Po mbyllin sytë për Ramën; Donacionet do të na dyfishojnë taksat

by A R
18/02/2020 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në  një takim të LSI në Durrës, ka thënë se Edi Rama është koka e krimit të organizuar, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët mbyllin sytë para shkeljeve të Kushtetutës.

Ajo u shpreh se donacionet 1.15 miliardë euro do të sjellin dyfishim të faturave të shqiptarëve. Sipas saj, qeveria do sjellë punëtorë nga jashtë për rindërtimin dhe nuk do të punësojë shqiptarët.

“Ndërkombëtarët mbyllin sytë. Ndërkombëtarët nuk flasin për shkeljet e Kushtetutës. A mund të më thonë ndërkombëtarët se ku është Kushtetuta sot? Një popull që nuk ka Kushtetutën, sigurisht që e bën vetë. Edi Rama shet dhe blen median. Rama është koka e krimit të organizuar. Ne si LSI do të çlirojmë ekonominë nga kapja e oligarkëve. Ne do të rrisim pagat, do krijojmë mundësinë për rininë, ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë si një vend europian. Unë asnjëherë nuk kam qenë në pushtet dhe kjo më ka bërë që të jem e lirë”, tha Kryemadhi.

 “Edi Rama nuk ka ndërmend të punësojë shqiptarët për rindërtim, por do të paguajë të huajt që të marrin paratë që u dhanë për shqiptarët. Vetëm një njeri si Edi Rama mund t’ua bëjë këtë gjëmë vendit. Të gjithë e dimë se Rama tha se do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vende pune, por vrau edhe 300 mijë vende punësh. Edi Ramës mund t’i thuhet vrasës i punësimit. Edi Rama bëri që të rinjtë ose të pranojnë që të punojnë nëpër kanabis ose të ikin. Faturat e dritave dhe të ujit sa vijnë dhe rriten:, u shpreh Kryemadhi.

“Familja shqiptare po përjeton një krizë të paparë. Ka ikur rinia dhekanë mbetur vetëm pensionistët. Do kemi një Shqipëri pa mjekë, pa inxhinierë, pa arkitektë, pa ndërtuar, pa asgjë,  që do jetë vetëm tokë e djerrun. Zgjidhja është tek vullneti i mirë politik. Djegia e mandateve tona ishte për t’ju thënë shqiptarëve se politikanët këtu nuk janë njësoj. Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. S’jam njësoj me të në dashurinë ndaj familjarëve të mi, në dashurinë ndaj kombit dhe të partisë sime. Rama nuk e do Partinë Socialiste. Socialistët e vërtetë kanë ulur kokën të turpëruar. Dua të kem nipër e mbesa në Shqipëri, sepse Shqipëria është vend i bukur. Parlamenti është aty, ardhur nga paratë e trafikut të drogës”, shtoi Kryemadhi më tej.

Next Post
Këto shenja të Horoskopit janë super të komplikuara dhe enigmatike

Zbuloni anën negative që fshihet pas çdo shenje të Horoskopit

Comments 1

  1. Pipi says:
    6 years ago

    Po ik moj funderine…

    Reply

Leave a Reply to Pipi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In