• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kryemadhi s’më erdhi në takim”, Meta kujtohet pas 25 vitesh: S’ka kuptim burrë e grua në një parti

by A R
16/04/2024 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nepotizmi u kthye në një problem në Partinë e Lirisë.” Kështu është shprehur Ilir Meta teksa u pyet lidhur me marrëdhëniet e tij politike me Monika Kryemadhin dhe pozicionin e saj aktual në këtë parti.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta u shpreh se do të gjejnë një zgjidhje kundër nepotizmit, pasi ky fenomen i ka ndjekur që në fillimet e tyre në politikë. Kreu i Partisë së Lirisë nuk i ka kursyer edhe kritikat ndaj Kryemadhit.

Blendi Fevziu: Aktualisht cili është pozicioni i zonjës Kryemadhi në Partinë e Lirisë?

Ilir Meta: Ajo është anëtare e kryesisë, është deputete e Fierit. Unë e ftova edhe kur isha në Fier të vinte në takimin me strukturat tona. Kishte angazhime të tjera dhe nuk erdhi. Ajo ka qenë e ftuar në çdo mbledhje në çdo aktivitet.

Blendi Fevziu: Po se po bëni sikur po ftoni një njeri nga qyteti tjetër! Po jeni burrë e grua, jeni në një shtëpi...

Ilir Meta: Tani ky është problemi që kjo çështje do të marrë një zgjidhje që të hiqen spekulimet që meqë këto janë burrë e grua edhe bëjnë lojë sepse edhe çështja e mandateve…

Blendi Fevziu: Ka shumë veta që mendojnë realisht që po bëni lojë.

Ilir Meta: Po edhe prandaj edhe ne do të bëjmë një zgjidhje kundër nepotizmit, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera sepse ne ky fenomen na ndodhi në rini.

Blendi Fevziu: Pas 25 vitesh do ta bëni këtë?

Ilir Meta: Kurrë nuk është vonë!

Blendi Fevziu: Kjo është zgjidhje politike apo zgjidhje familjare?

Ilir Meta: Zoti Fevziu, kjo është një zgjidhje politike që do të thotë që nepotizmi u kthye në një problem në Partinë e Lirisë për arsye të rrethanave se si erdhën sepse nuk u vendos ajo kryetare e partisë, u vendos zoti Vasili, por nga rezultati i tij në qarkun e Fierit ishte shumë i dobët pasi u vendos kryetar. Është rezultati i dytë më i dobët në Shqipëri dhe e vetmja rrugë në ato kushte mbetej zonja Monika për shkak të aktivitetit, kontributit, të raporteve me rininë, të energjisë së saj…

Blendi Fevziu: Edhe me ju personalisht, se ishte bashkëshortja juaj…

Ilir Meta: Mirë mo mirë, edhe kjo sepse do të ishte një mundësi për t’ju hequr një justifikim shumë vetave që nuk donin të kalonin në opozitë. Tani, pse them unë se nepotizmi pati një ndikim shumë të rëndë në atë vendimmarje? Sepse përveç atyre të dyve që unë i morra në telefon dhe ju çova një mesazh shumë të qartë se kjo është loja e Lul Bashës, që synon asgjësimin e LSI, shkarkimin tim, ajo më tha mos ki merak sepse në rastin më të keq vetëm unë mund ta lë, por të tjerët jo. Problemi tjetër është se asnjë nga ata 17 deputetët e tjerë nuk më çoi një mesazh….

Blendi Fevziu: Se ata kanë thënë përderisa e ka bashkëshorja, pse do i çoj mesazh?!

/a.r

Next Post
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Asambleja Parlamentare voton sot

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Asambleja Parlamentare voton sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In