Pas përfundimit të procesit të votimit ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës, ndërsa politika duhet të pranojë gjykimin e votuesve kur të mbyllet procesi i numërimit.
“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi”.
Kujtojmë se Monika Kryemadhi qe e para që shpalli fitoren. Pak para ambasadores Kim, ajo tha se LSI ka marrë 30 mandate ndërsa e gjithë opozita në total, sipas saj, ka fituar deri në 90 deputetë.
/a.r