• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi shfrytëzon nisjen e vitit të ri shkollor për të sulmuar qeverinë: Viti i fundit ku fëmijët do edukohen në një sistem arsimor të dëmtuar në palcë

by Java News
14/09/2020 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar reagimeve me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2020-2021.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kryemadhi i uroi suksese për këtë vit nxënësve, mësuesve dhe prindërve. Ajo tha se ky viti i fundit që familjet shqiptare i nisin fëmijët të edukohen në një sistem arsimor të dëmtuar në palcë.

Mes të tjerash Kryemadhi pohoi se ky vit shkollor do të jetë edhe më i vështirë, pasi do të përballemi me një situatë atipike për shkak të pandemisë së COVID-19.

MESAZHI I KRYEMADHIT

Këtë mëngjes do ta nis me një urim për nisjen e vitit të ri shkollor, drejtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve, e veçanërisht fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Çdo vit nis një fazë e re rrugëtimi drejt dijes, por jam e bindur se ky do të jetë viti i fundit që familjet shqiptare i nisin fëmijët të edukohen në një sistem arsimor të dëmtuar në palcë.

Ky vit shkollor do të jetë edhe më i vështirë, pasi do të përballemi me një situatë atipike, ku ne si prindër, mësuesit por edhe fëmijët do të duhet të përshtatemi me të tjera orare, me një model të ri mësimdhënieje e me një qeveri të paaftë për ta administruar situatën dhe të gatshme që të gjitha dështimet në arsim t’i justifikojë me pandeminë.

Në takimet e përditshme me të rinjtë dhe prindërit e tyre i kam ndjerë shqetësimet që kanë për sistemin arsimor, infrastrukturën e dobët, problemet me tekstet shkollore dhe mbi të gjitha mungesën e vizionit për garancinë e një arsimi cilësor. Nga ana tjetër pasojat e tërmetit të nëntorit do të ndihen edhe më shumë në këtë fillim viti shkollor ku qindra fëmijë nuk do të kenë shkolla që i presin e shumë të tjerë do mësojnë në çadra. Të nënvlerësuar nga qeveria, mësuesit e Shqipërisë janë lënë të vetëm në përballimin e sfidave të këtij viti të ri shkollor, mes kushteve të pafavorshme të punës, pagave shumë të ulëta krahasimisht me kontributin e tyre dhe protokolleve jo efikase anti-Covid-19. Për LSI arsimimi cilësor i brezit të ri ka një rol të patjetërsueshëm për kombin tonë, për ekzistencën e demokracisë dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë tonë. Suksese në misionin më të rëndësishëm kombëtar! Kurajo ta përballojmë me sukses vitin e ri shkollor!

g.kosovari

Next Post
14 Shtator/ 22 vite nga ‘grushti i shtetit’, dita kur PD sulmonte kryeministrinë dhe RTSH-në

14 Shtator/ 22 vite nga 'grushti i shtetit', dita kur PD sulmonte kryeministrinë dhe RTSH-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In