Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur sot për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se nuk do jetë godina e vetme që do shembet.
Në një intervistë në ABC News, u shpreh se në muajin dhjetor do të shembet dhe Muzeu Kombëtar dhe do të ketë një projekt me kulla që e zëvendëson.
“Nuk kam pikë dyshimi që veprimtaria për teatrin është kriminale. Çështja e teatrit kombëtar nuk ka të bëjë tjhjesht me godinën por edhe me integritetin e kultiurës dhe artit shqiptar. Në dijeninë time nxitimi për teatrin kombëtar, është edhe arsyeja për prishjen e Muzeut Kombëtar brenda vitit. Rama do të shpërblejë në paradhënie djemtë e projektit për kullat…Po nxiton për ketë arsye.”, deklaroi Kryemadhi.
g.kosovari