• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi: S’dështova të bëj opozitë, por më ‘vrau pas shpine’ Basha! PD ka nevojë për strukturim! Nuk e di ç’plan ka Meta…!

by Java News
04/07/2022 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur flet për gjendjen e keqe sipas saj, në të cilën ndodhet Shqipëria, Monika Kryemadhi, nuk vë gishtin nga Edi Rama, por fajtor kryesor bën ish-bashkëpunëtorin e saj, Lulzim Basha. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, kryetarja e LSI-së tha se ajo nuk ka dështuar në opozitarizmin përballë Edi Ramës, por është “vrarë” pas shpine nga Basha. Ndërkohë, tha se nuk e di se çfarë plani ka Ilir Meta, pasi t’i mbarojë mandati.

“Nuk e di ca plani ka Meta pasi të ikë nga presidenca, Monika nuk dështoi në opozitarismin e saj, u vra pas shpine nga bashkëluftëtari i saj, tradhtia e Bashës ka sjellë Shqipërinë në këtë stad ku jemi. Mund të kishte qenë ndryshe, duke  mos u largua nga parlamenti e duke mos bojkotuar zgjedhjet, opozitarizmi nuk bëhet me ide, por me alternativa e programe”, tha Kryemadhi.

Duke u ndalur te situata në Partinë Demokratike, që deri pak kohë më parë ka qenë aleati më i madh i LSI-së, Kryemadhi tha se është shumë e nevojshme që kjo parti të ristrukturohet. Ajo ka komentuar edhe shpalljen ‘Non Grata’ të Sali Berishës, duke thënë se kjo është një çështje personale e tij me SHBA dhe DASH.

“E kanë bërë si modë të gjithë, ‘Non Grata’ është ekspuls, është çështje personale e Berishës me SHBA dhe DASH, nuk më intereson më interesojnë këto para që blejnë vota. nuk është në të drejtë time se kë do PD, a ka nevojë PD për ristrukturim, ka nevojë për një plan e një strategji të qartë, se unifikimi i qëndrimeve të opozitës është i rëndësishëm dhe mendoj që sot qytetarët duhet ta lidhin protestën jo me individin, por fitimet që ato do kenë”, tha Kryemadhi në Report Tv.

Në fund, Kryemadhi foli edhe për inceneratorin e Tiranes ku theksoi se janë bërë 189 milionë dollarë evazion fiskal duke paralajmëruar se  24 kompani i denoncojë në SPAK. Nisur nga kjo, kryetarja e LSI-së, shtoi se SPAK duhet ta hetojë dhe bllokojë evazionin.

“Kjo është një skemë financiare korruptive shumë e sofistikuar por është sa e thjeshtë kur e kupton po aq  sofistikuar për opinionin publik, për mediat. Sepse këto kompanitë fiktive nuk i kanë bërë as ata pensionistët që janë 94-95 vjeç. Sigurisht që këto kompanitë fiktive janë bërë me nënpunës zyrtarë të shtetit shqiptar që janë të lidhur ngushtë me kryeministrin.

Sepse vetëm me një urdhër të kryeministrit, ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Tatimeve mund të ndodhë kjo, nuk ndodh në asnjë vend tjetër. SPAK vetëm duhet t’i verifikojë sepse puna e grupit të punës ka qenë e jashtëzakonshme faturë për faturë. SPAK-u vetëm t’i verifikojë dhe nëse merret seriozisht e evazionit fiskal jo vetëm që bllkohet inceneratori Tiranës që merr para përditë megjithësë nuk ka incenerator. Po përveç kësaj ne duhet të kuptojmë që në të gjithë systemin financiar shqiptar ka një lëvrim të parave të pista të cilat kanë inkriminuar dhe sëmurur sistemin financiar shqiptar po kanë shkaktuar një goditje shumë të madhe në ekonominë shqiptare duke goditur bizneset e ndershme”, përfundoi kryerja e LSI-së në Report Tv./m.j

Next Post
U forcua me 300 mijë trupa/ Gjenerali amerikan Christopher Cavoli merr komandën ushtarake të NATO-s

U forcua me 300 mijë trupa/ Gjenerali amerikan Christopher Cavoli merr komandën ushtarake të NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

January 21, 2026
“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

January 21, 2026
Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

January 21, 2026
Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

January 21, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

January 21, 2026
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

January 21, 2026
Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In