Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, foli sot në parlament për votën e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB. Kryemadhi tha se vota e 21 dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme. Kryetarja e LSI-së tha se Rama votoi i kushtëzuar nga tutorët e tij dhe nuk veproi në interes kombëtar.
“S’duhet të ishim pjesë e votës anti-amerikane. Reagimet e shqiptarëve e pamë se si janë për qëndrimet e çartura të Edi Ramës. Besoj se dëgjuam edhe qëndrimin e diasporës shqiptare në SHBA, që pas veprimit që Rama bëri, i doli kundër. E keni parë se sa Rama i referohet Ismail Qemalit, Nolit etj, por thjeshtë i ka fjalë politike. Qëndrimi i Ramës ka qenë i kushtëzuar nga tutorët e tij dhe jo në interes kombëtar. Vota e 21 dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme. Shqiptarët i detyrohen shumë SHBA|, tha Kryemadhi.











