• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi për interpelancën e 2 marsit: Ka deputetë të opozitës që i bien dajres kot. Qëllimi i pyetjeve për Ramën…!

by Java News
18/02/2023 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka komentuar edhe situatën e krijuar në seancat e fundit në Kuvend dhe vendimin për përjashtimin e disa prej deputetëve të opozitës.

Ajo u shpreh se deputetët e opozitës ndahen në disa kategori, ku mes tyre ka nga ata, që siç tha, “i bien dajres kot”.

Fajtorë për këtë Kryemadhi bëri kryeministrin Edi Rama dhe politikat e tij për të përçarë opozitën.

“Është hipokrizi që të themi se zhvillohen seancat. Në bazë të rregullores ata janë të detyruar. Pikë së pari duhet të mbahej interpelanca, Rama është i detyruar të përgjigjet pasi është çështje ligji. Me ligj duhet ngritur Komisioni Hetimor. Nuk ka të bëjë me dëshirën e një deputeti, por të shumë të tyre. Kemi 21 deputetë të përjashtuar. Kush e vendos? Klotilda Dushkaj? Ku është ndryshimi mes saj dhe Ina Zhupës. Nuk është mbledhur as byroja. Deputeti ka shkuar në orën 9.

Është bllokuar në mënyrë të qëllimshme. Përveç se ndërtojnë ligjin në dorë të Maliqit, kanë probleme me artikulimin e tyre.

 

 

Ata kanë të drejtë pasi këtu përjashtohen në grup deputetët dhe strategjia do jetë në mënyra të ndryshme. Ka qenë një teatër kukullash kur kemi qenë të vegjël që thonim ‘nesër Bardhoshja ka ditëlindjen’. Ne në parlament dhe në rrugë nga ka ngelur. Ne deputetët i ndajmë në disa standarde. Kemi ata deputetët të mazhorancës që përdoren për interesat e tyre, nga ata që përdoren nga opozita për të intimiduar opozitarizmin. Ka dhe nga ata deputetët të opozitës që i bien dajres kot. Targeti im nuk janë deputetët që duan të sillen si parimor, por që në fakt  parimi është i zgërlaqur. Nuk është se i bëjnë dëm opozitës, por vetes së tyre dhe zhvlerësojnë opozitën në Parlament. Do vijë një moment që dhe ky moment do të sqarohet. Kjo ka ardhur dhe nga loja permanente e Ramës për të përçarë opozitën”, ka deklaruar Kryemadhi.

Ajo ka folur edhe në lidhje me Interpelancën e thirrur për kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

“Jemi njoftuar se për ligjet e votuara para dy vitesh i kanë sjellë në Parlament edhe pse u kanë kaluar koha. Të gjitha pyetjet e opozitës kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit shqiptar nga Rama si dhe korruptimin e ish-zyrtarit të lartë amerikan. Cili është qëllimi për të përdorur një zyrtar të lartë për të kapur opozitën? Kjo do të tregojë origjinë e parave. Shqipëria është kthyer në një kështjellë të pamposhtur të krimit të organizuar. Rama është në ajër dhe i pasigurt për të dhënë përgjigje. Frika është e madhe. Shoh që artikulimi i tij mendor është shterues pasi i kanë mbaruar argumentet.

Gjithsesi do gjejë fjalë të reja siç bëri te inceneratorët. Mënyrë sesi largohet nga Tirana tregon se kapja në flagrancë është e jashtëzakonshme. Çfarë do të thotë për McGonigal dhe përmendjen e tij 14 herë në aktakuzë? Deri më sot nuk e kemi parë që sistemi i drejtësisë të përmendë emrin e një kryeministri, sidomos të një vendi në NATO… është përtej batutave të Ramës”, tha ajo.

Kryemadhi ka deklaruar edhe pritshmëritë që Partia e Lirisë ka për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Sfida e PL-së janë Këshillat Bashkiak dhe kandidatët e opozitës që do të kandidojnë në gjithë Shqipërinë. Sa më shumë e strukturuar të jetë opozita aq më shumë rezultateve do të jetë. Bashkëpunimi i strukturave të PL-së dhe PD-së është i jashtëzakonshme. Pakënaqësitë janë të mëdha. Edhe socialistët kanë kuptuar se një opozitë e fortë i bën ata më të funksional brenda strukturës së tyre. Presioni do të jetë i madh nga patronazhistët, strukturat e shtetit, nga institucionet e drejtësisë dhe policisë për të kërcënuar qytetarë e opozitës. Kemi rastin e Agron Shehaj, kur po shohim se si po ngrihen gradaçelat në Tiranë.

14 maji do të jetë një ndryshim që nuk ka të bëjë me politikë por me qytetarët. Është shumë e rëndësishme që të ndihemi krenar kur vota e qytetarëve të kthehet në pushtet për ta. Rikthimi i Këshillit Bashkiak dhe pushteti vendor është fitorja e parë.

Nëse komisionerët do të jenë korrektë dhe nuk do të shiten, është e vështirë që ditën e zgjedhjeve të preken kutinë. Nëse komisionari shitet, po mund të ndërrojë kutinë. Po këtu nuk ka fajin PS-ja por komisionari yt. Do të ketë vëmendje më të shtuar. Problemi tjetër është përdorimi i parave të buxhetit të shtetit për të blerë votat”, tha ajo./m.j

Next Post
Sot shofere autobusi, flet 33-vjeçarja: Makinën e kam mësuar që 9-vjeçe me ZIS. Doganierët serbë më thonë “Madame”

Sot shofere autobusi, flet 33-vjeçarja: Makinën e kam mësuar që 9-vjeçe me ZIS. Doganierët serbë më thonë “Madame”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com