• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi: Nuk ka vlerë të shkojmë në parlament, Rama mburojë e krimit

by Java News
07/10/2018 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në qytetin e Kuçovës, hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama

“Njerëzit e kuptojnë që situata është me të vërtetë shumë e rëndë, situatë e rëndë ekonomike, politike dhe situatë e rëndë e sigurisë.

Kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi ose thënë ndryshe si rezultat i licensimit të grupeve kriminale nga kryeministri”, tha Kryetarja e LSI

Kryemadhi akuzoi kryeministrin se është vënë në funksion të bandave, duke shkelur ligjin, ndërkohë që politikën po e përdor si kamxhik mbi qytetarët e pambrojtur.

“Sot ne kemi një problem shumë të madh me ekonominë shqiptare. Kemi një ekonomi të monopolizuar në tre duar dhe kjo vjen si rezultat i lidhjes apo komunikimit të kryeministrit me një grup të caktuar.

Ne nuk kemi nevojë për një politikë që punon dhe iu shërben bandave për të shkelur ligjin dhe për ti mbrojtur ata dhe një politikë që përdoret si kamxhik ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë asnjë lloj përkrahje”, theksoi kryetarja  e LSI-së.

Duke folur për pozicionimin e opozitës, Kryemadhi tha se tashmë opozita nuk mund të jetë alibia dhe fasada e kryeministrit Rama në parlament, por se rruga e saj e vetme është përballja sy më sy, me atë çka ajo e quajti regjim kriminal.

“Tashmë ne si opozitë që të bëhemi alibi e Edi Ramës në parlament nuk ka më asnjë vlerë, që të jemi thjesht një mburojë që të themi ka demokraci, se ja opozita është në parlament,bën sikur flet, ne bëjmë sikur i dëgjojmë dhe ngremë forcën e kartonit dhe votojmë.

Rruga e opozitës tashmë është vetëm një. Përballja  sy për sy me këtë regjim kriminal”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

a.ç

Next Post
Shqiptari kthen vilën në laborator kanabisi, çuditën britanikët

Shqiptari kthen vilën në laborator kanabisi, çuditën britanikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In