Monika Kryemadhi mblodhi sot një grup gjimnazistësh teksa u foli për regjimin që sipas saj ka instaluar Edi Rama.
Kreu i LSI u ndal edhe tek e ardhmja e të rinjve në universitete, teksa shtoi se ka të njëjtin merak edhe për fëmijët e saj.
“Unë sot jam 45 vjeçe. Të njëjtat probleme kanë dhe fëmijët e mi, sikurse ju. Kjo për shkak të moshës” – tha Monika Kryemadhi.
Ajo bëri edhe një ‘mea culpa’ për sistemin arsimor duke u shprehur se ka votuar disa ligje për shkak se nuk ka qenë e vëmendshme.
“Ne duam të takohemi dhe të komunikojmë më shpesh me ju sepse jemi në një situatë të rrezikshme. Partia jonë sot ka 70% të rinj” – tha kryetarja e LSI.
/javanews/a.r