Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se do të ofrojnë mbështetje të plotë për fermerët. Në një videomesazh, ajo thotë se Bujqësia, blegtoria, agropërpunimi janë sektorë kryesorë ekonomik që sjellin cilësi jete, mirëqenie dhe vende pune.
Kryemadhi premton se kur të vijnë në pushtet, do të investojnë Rreth 200 milionë Euro ne vit për te ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës.
“Gjysma e shqiptareve jetojmë me bujqësi. Shume prej tyre janë ne kufijtë e mbijetesës. Ndërkohe qe shqiptaret shpenzojnë rreth 80 % të të ardhurave te tyre për ushqim. Ndërkohe qe sigurojnë me prodhimin vendas rreth 30 % te nevojave për ushqime.
Me planin tone, kjo situate do te ndryshoje.
Fermerët shqiptare do te mbështeten drejtpërdrejte për te rritur prodhimin. Rreth 200 milionë Euro ne vit do te investohen për fermerët për te ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës, do te mbështeten për njësi prodhimi. Mbështetje direket do te ketë për çdo te imët apo gjedh te lindur dhe te therur, për çdo zog dhe shpend për mish, qe shqiptaret te ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqeje bota.
Do te vendosim TVSH ) % në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do te mbrojmë prodhimin vendas, qe shqiptaret te hane me mire e me lire.
Do te mbështesim industrinë ushqimore dhe do te hapim qindra vende pune. Ne e mbajmë fjalën”, thotë Kryemadhi.