Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se ka ndryshuar qëndrim duke legjitimuar opozitën e re në Kuvend.
E ndërsa deri tani është shprehur se parlamenti është ilegjitim, Kryemadhi tha se “Ne nuk jemi opozita, ne kemi një opozitë të re në parlament. Opozitën e kanë aty ata. Ne na përfaqësojnë deputetët që kanë hyrë në parlament apo jo? Kemi marrë përsipër të bashkohemi me popullin. Nuk kanë parë gjë akoma”.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi nuk foli për një plan konkret, ndërsa tha se e planet do të jetë të befasishme.
Ajo tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa theksoi edhe një herë se nuk do të ketë një marrëveshje me kryeministrin Rama.
“Zgjidhja është e thjeshte qeveri tranzitore, ka sa të duash socialistë. Sandër Lleshaj është gati, ka filluar të bëjë dhe leksione të hapura. Unë kam eksperienca nga historia e Ramës në politikë, ai nuk i qëndron marrëveshjeve, Basha është një ndër viktimat, nuk mund të ketë marrëveshje me Edi Ramën”, u shpreh Kryemadhi.
/g.kosovari