• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi kritikon “Rilindjen Urbane”: Me ato para mund të ishin hapur fabrika e punësoheshin njerëz

by Java News
13/06/2017 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me gratë dhe vajzat e Vlorës, ku kandidatët për deputetë të qarkut Vlorë prezantuan programim e LSI-së.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kandidatët për deputetë Shezai Rrokaj, Enada Koçiraj dhe Flamur Çelaj.

Në fjalën e saj para vajzave dhe grave vlonjate, Kryemadhi theksoi se ulja e taksave do të formalizojë ekonominë dhe do të rrisë buxhetin, duke krijuar kushtet e duhura për të rritur edhe investimet.

“Forca më e madhe qëndron te gratë. Gratë dhe rinia, kjo është forca që ka LSI-ja për të ecur përpara dhe kjo është forca që do t’ia japë fitoren LSI-së. Ne premtuam se do të ulim taksat, sepse duke ulur taksat ne do të formalizojmë ekonominë, duke formalizuar ekonominë do të rrisim buxhetin. Duke rritur buxhetin do të rrisim edhe investimet”, – tha Zv.Kryetarja e LSI-së, duke theksuar se fondet e shpenzuara për rilindjen urbane mund të ishin përdorur shumë mirë për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kemi dëgjuar për rilindjen urbane, ju e kane parë Lungomaren, sheshet apo rrugët, dhe rilindja urbane ka i kushtuar 500 milionë dollarë buxhetit të shtetit. Do të dëshiroja që me këto para të ishin hapur disa fabrika ku të ishin punësuar njerëzit”, – shtoi Kryemadhi.

Ndërkaq, Zv.Kryetarja e LSI-së u bëri thirrje grave dhe vajzave të Vlorës t’i japin votën LSI-së në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi të ecë përpara dhe shqiptarët të kenë mundësi për vende të reja pune të mirëpaguara dhe për shanse të barabarta.

“Jepini shansin LSI-së, që LSI-ja t’ia japë shansin të gjithë të rinjve dhe të rejave, t’ia japë shansin Shqipërisë. Vetëm duke votuar LSI-në për të marrë një drejtim të ri qeverisja shqiptare ne do të kemi mundësinë për të ecur përpara, ne do të kemi mundësi të hapim vende pune të reja, për të krijuar vende pune të mirëpaguara, për t’u integruar dhe për të krijuar mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, – deklaroi Monika Kryemadhi.

 

Next Post
FOTOT/’Bulevardi i Ri’ i Tiranës është thuajse gati, ja pamjet spektakolare

FOTOT/'Bulevardi i Ri' i Tiranës është thuajse gati, ja pamjet spektakolare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

October 7, 2026
Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

October 7, 2026
Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

October 7, 2026
Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

October 7, 2026
Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

October 7, 2026
Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

October 7, 2026
Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

October 7, 2026
PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

“Harta jonë me 100 bashki i shërben qytetarit”- Konflikti për Territorialen, Bardhi akuza mazhorancës: Rama kërkon të shuajë edhe 15 bashki të tjera!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

October 7, 2026
VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com