Monika Kryemadhi ka folur sot në përfundim të takimit me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit.
Ajo tha se qytetarët sot i dhanë një energji të madhe për t’u ndarë përfundimisht nga krimi.
“Ai Parlament ku shqiptarët kanë besuar për 27 vite nuk rezultoi i tillë. Sot ne jemi të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik” – tha kryetarja e LSI.
Kryemadhi u shpreh se në Kuvend nuk ishin për të përfaqësuar oligarkët dhe allishverishtet.
E pyetur nëse ka tjetër deputet përveç Lefter Kokës që nuk do ta dorëzojnë mandatin, ajo tha se nuk është çështje deputeti, por çështje fryme.
“Ka një grup pune që po merret me teknikalitetet. Kush deputet do të përfundojë në kazan të mbeturinave si në Ukrainë, le ta provojë” – tha ajo.
/javanews/a.arada