• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi i shkon për herë të parë Metës në zyrë: Zgjedhjet duheshin mbajtur që kur dogjëm ne mandatet

by A R
04/09/2020 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qysh nga marrja e detyrës së Presidentit, në zyrën e Ilir Metës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk kishte shkelur asnjëherë.

Por mesditën e sotme Kryemadhi, e shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka shkuar në zyrën e të shoqit, i cili mban postin e kreut të shtetit, për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Për herë të parë kryetarja e LSI shkon personalisht tek Presidenti, ndërsa në rastet e tjera, ishte përfaqësuar nga zyrtarë të tjerë të partisë.

Në përfundim të takimit, Kryemadhi tha se zgjedhjet duhet të ishin mbajtur që në vitin 2017, kur opozita dogji mandatet.

Ajo nuk propozoi ndonjë datë konkrete për votimet e vitit 2021, por tha se LSI do të zbatojë cdo dekret të Presidentit.

Më herët Meta priti në takim Kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të partive të vogla opozitare.

Mësohet se në takim Rama është shprehur i hapur për çdo datë, me përjashtim të 2 majit, kur janë Pashkët ortodokse. Ndërkohë partitë e vogla opozitare kanë propozuar 18 majin si datën më të mundshme.

Në 17.30 pritet të shkojë në Presidencë edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, duke përmbyllur kështu konsultat e Presidentit. Pas këtyre konsultave kreu i shtetit pritet të dalë me një datë për zgjedhjet e vitit 2021.

Next Post
Habit zëdhënësja e Berishës: Rama është kryeministër legjitim, pse nxiton opozita për datën e zgjedhjeve?

Habit zëdhënësja e Berishës: Rama është kryeministër legjitim, pse nxiton opozita për datën e zgjedhjeve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com