• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi i la mandatin në Tiranë, “digjet” Tit Vasili: Ja dy rastet kur Kodi ia ndalon hyrjen në Kuvend

by Java News
21/06/2021 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi vendosi qe te marre mandatin e deputetit, por jo duke perfituar nga lista e kandidateve ne kryeqytet!

Pra Kryemadhi nuk do ta pranojë mandatin qe i dhanë votuesit e Tiranës, por do te marre “lejekalimin” per te hyre ne Kuvend pikerisht nga lista e LSI ne qarkun e Fierit.

Por çfarë thotë Kodi Zgjedhor? Kujt i kalon mandati i Kryemadhit në Tiranë?

Çështja rregullohet nga Neni 163 i Kodit Zgjedhor që përcakton hapat që ndiqen në shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës.

Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt.

Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të renditjes së tyre në listën e dorëzuar në KQZ, duke filluar nga numri rendor një, si dhe numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat bazuar në procedurat dhe kriteret vijuese.

Veprimi i parë sipas Kodit zgjedhor është vlerësimi i kandidatëve që kanë thyer herësin, ne menyre qe te hyjne ne Kuvend, siç eshte bere per ata te pakte deputete qe kane thyer listen, nga te dy krahet e politikes.

Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti. Ky është rasti i Fatmir Xhafajt në Tiranë.

Fatmir Xhafaj u rendit në listën fituese, menjëherë sapo u përcaktua numri i mandateve që kishte marrë Partia Sovialiste në Tiranë.

Pas shterimit të zëvendësimit të kandidatëve, shpërndarja e mandateve vijon me kandidatët e mbetur sipas numrit rendor të listës.

Në këtë moment të zbatimit të Kodit Zgjedhor rezulton që zonja Kryemadhi mban 2 mandate. Mandatin e Tiranës dhe të Fierit.

Kodi parashikon që kandidatët e mbetur të listës, që nuk përfitojnë mandate ri-renditen në bazë të numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave.

Kjo do të thotë që në momentin, që sipas hapave procedurialë të Kodit, ka rezultuar që Monika Kryemadhi ka dy mandate, atë të Fierit dhe Tiranës, gjithë lista e kandidaturave përtej zonës fituese (ku ndodhet Petrit Vasili), është ri-renditur.

Nga ri-renditja Petrit Vasili nuk mund të marrë mandatin e deputetit të lëshuar nga zonja Kryemadhi për motivin e thjeshtë: Petrit Vasili është shumë pak i votuar.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi është grua, ndaj për aq sa dihet nuk mund të zëvendësohet nga Petrit Vasili që nuk është grua.

Ajo që përcakton gjithçka është radha e veprimeve që duhet të ndjekë KQZ sipas Kodit Zgjedhor, i cili eshte i detyruar qe te shpendarjen e mandateve te zbatoje ligjin.

Nuk besojme se do ta thyeje per te futur ne Kuvend Tit Vasilin, dhe sikur te paraqitet i veshur si grua!/m.j

Next Post
Hapet ankandi për parqet eolike/ Balluku: Hap tjetër drejt diversifikimit të burimeve të energjisë!

Hapet ankandi për parqet eolike/ Balluku: Hap tjetër drejt diversifikimit të burimeve të energjisë!

Comments 1

  1. Teme Mandili says:
    5 years ago

    Tit Vasili, është pa koqe, kështu që se e vesh fustanin nuk bën keq.
    Është qen që leh e nuk ka dhëmbë për të kafshuar”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In