• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi i kthehet sulmeve për konçesionet, edhe pse u miratuan me bekimin e LSI

by A R
06/07/2017 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi ka nisur detyrën si kryetare e LSI, e bashkë me këtë detyrë ajo ka filluar të bëjë opozitë ndaj kryeministrit Rama, forca e të cilit siguroi mazhorancën e vetme. Kryemadhi ka komentuar raportin e DASH për klimën e biznesit. Ajo ka kritikuar ashpër jo vetëm situatën e korrupsionit dhe biznesin informal që nënvizohen në raport, por edhe koncesionet të cilat kanë pasur edhe bekimin e LSI këtë 4-vjeçar.

Statusi i Kryemadhit:

Askush më qartë se raporti i departamentit amerikan të shtetit nuk e ka përshkruar klimën e biznesit në Shqipëri: “Investitorë të sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar, vazhdim i praktikave të biznesit informal”.

Këto janë vetëm dy nga shumë përcaktime të tjera të rrënimit që po i bëhet bizneseve në Shqipëri. Veç atyre që janë klientë dhe sponsorizues të kryeministrit, çdo biznes tjetër ndjen mbi shpinë barrën e rëndë të korrupsionit dhe rryshfetit që duhet të paguajnë për të mbijetuar në një treg pa rregulla dhe klientelist.

Jo vetëm kaq, por koncensionet, dhëniet e licensave, si dhe një numer kontratash të firmosura nga qeveria, janë problematike për ekonominë dhe shkak për largimin e investitorëve të huaj.

Këto dhe përcaktime te tjera negative për ekonominë, edhe pse tentohen të fshihen nga mediat e blera me paratë e krimit qeveritar, flasin më shumë se çdo heshtje e blerë mediatike.

Më kot mundohet Edi Rama dhe lakejtë e tij të fshehin të vërtetën e hidhur, atë të mjerimit ekonomik të vendit, të vjedhjes pa limit në çdo sektor publik, të shkatërrimit të investimeve të huaja në emër të bizneseve të lidhura personalisht me të.

Por nuk mjafton raporti për vitin e kaluar, sepse kjo klimë, ky terror për biznesin e investimeve pritet të sundoje ekonominë edhe pas tjetërsimit të votës së 25 qershorit.

Ata që investuan paratë e drogës dhe krimit, klientët e Edi Ramës që paguan për blerjen e votës do kërkojnë shumë shpejt shpërblimin për atë që kanë bërë. Dhe kjo do jetë një tjetër goditje për ekonominë tonë të brishtë.

Unë ju siguroj që LSI nuk do të lejojë që kjo të ndodhë, sado pushtet dhe arrogancë të ketë kryeministri i Shqipërisë. Jo 74, por as 174 vota nuk do mjaftojnë që ai dhe klika e tij në pushtet të shkatërrojnë më tej ekonominë shqiptare.

Ne do të jemi në çdo mbledhje komisioni, në çdo debat parlamentar pjesë aktive dhe luftarake për të denoncuar dhe luftuar çdo përpjekje për të shitur pasuritë e Shqipërisë tek oligarkët e Edi Ramës.

Beteja sapo ka nisur dhe ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, që me votë apo me heshtje, refuzoi të mbështesë një qeveri që është gati të japë me koncension çdo pasuri të mundshme.

Por tashmë koha e shitjes së Shqipërisë ka perfunduar! Të gjithë sëbashku nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë.

LSI është opozita e fortë dhe energjike që ka mundesitë ta bëjë këtë bashkë me të gjithë ata që e kuptojnë qartë se ky vend nuk meriton të drejtohet nga oligarkët e Edi Ramës.

Next Post
DURRES/ Si e përndiqte 20 vjeçaren burri me fëmijë: Më pëlqente seksualisht

Historia/ Makthi i 22-vjeçares që përndiqej nga tetovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In