Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dalë në krah bashkëshortit të saj. Ajo reagoi sot pas akuzave te Gazmend Bardhit ndaj Presidentit lidhur me braktisjen e zgjedhjeve vendore te 2019-ës.
Kryemadhi ka shpërndarë reagimin e Erisa Xhixhos, e cila shprehet:
“Mini-grupimi i interesave klienteliste që përfaqëson z.Bardhi, po tregon çdo ditë e me shumë se ata janë asgjë më shumë, se sa një institucion në varësi të kryeministrit.
Në terma konkretë, qëndrimet e tyre kanë të njëjtën pavarësi sa qëndrimet e ndërmarrjeve të pastrim gjelbërimit në bashkitë që falë dyshes Basha-Bardhi ngelen 100% rilindase.”