Në 6 shtator Lëvizja Socialiste për Integrim bën 15 vjeç dhe këtë ditë të rëndësishme në historinë e saj politike ka vendosur të mos e festojë e vetme.
Ftesa janë shpërndarë jo vetëm për themeluesit, por edhe për kontribuesit ndër vite, miqtë, aleatet, apo edhe njerëzit e medias, por ajo që bie në sy është se Monika Kryemadhi ka harruar “mëritë” politike duke ftuar në ditën e themelimit të partisë që ajo drejton edhe kundërshtarët politikë.
Top Channel ka siguruar një ftesë që ka mbërritur në zyrën postare të kryetarit të Kuvend Gramoz Ruci, ndërsa një e tillë pritet të mbërrijë edhe për selinë rozë. /l.m