Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervsistë për gazetarin Osman Stafa në News24 ka thënë se vetë ajo është kundër ndryshimeve kushtetuese jo prej ndalimit të koalicioneve, por për integrimin europian.
Ajo sqaron se nëse Rama do të bëjë ndryshime kushtetuese atëhere të bëjë Referendum, pasi dhe Enver Hoxha që ishte diktator miratonte me Referendum nga populli.
Kryemadhi nuk përjashton mundësinë e një liste të përbashkët me Opozitën në zgjedhjet e ardhshme por fillimisht ajo thotë se është e përqëndruar tek problematikat aktuale siç është pandemia.
PJESE NGA INTERVISTA E MONIKA KRYEMADHIT
PYETJA: Kur jeni kaq të sigurt se do e mundni Ramën në çdo formë, me apo pa koalicione, pse bëhet gjithë ky diskutim politik?
Opozita e ka mbyllur marrëdhënien e saj të komunikimit me Edi Ramën që kur dogjëm mandatet. Një njeri arrogant, mashturues, e kanë parë edhe ndërkombëtarët. E kanë parë që nuk është një piktor, por një i çmendur. Lufta jonë për këtë nuk bëhet për çështjen e koalicioneve por për integrimin europian.
Sepse nëse ne humbasim këtë radhë hapjen e koalicioneve edhe me kushte, Shqipëria s’do ketë më shanse, madje do ketë sanksione të shumta. Do të ketë izolim total.
Do të bëjë ndryshime? Shkojmë në referendum. Edhe Enver Hoxha që ishte diktator e miratonte me referendum. Edhe kur s’dinin shkrim e këndim e bënte me zar, zgjidhnin gogla.
PYETJA: Listë e përbashkët si Opozitë?
Kjo ka kohë. Më e rëndësishme është evidentimi i problematikave, plani i masave nga kjo krizë.