Raporti final i OSBE/ODIHR vlerësoi institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si një nga institucionet i cili ka mbikqyrur shumë mirë procesin e zgjedhjeve dhe në mënyrë transparente. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv tha se KQZ ka dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor. ‘Mund ta themi me siguri që për sa i ka takuar KQZ në raport me këto zgjedhje mendoj se kemi bërë një punë shumtë mirë e përkthyer në një qasje të barabartë kundrejt të gjitha palëve në gare. Kemi dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor. Jemi aty do jemi aty si administrator të procesit zgjedhor dhe si arbitër të paanshëm. Ka disa avantazhe mënyra e re e organizmit të KQZ-së. Ka një ndarje të veprimeve është më pak i poIitizuar si institucion.’- tha Celibashi.
Celibashi tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk duhet të futen kurrsesi në analet e zgjedhjeve të këqija, por nuk mund ta them që ishin zgjedhjet më të mira. Celibashi theksoi se është evident fakti që procesi i administrimit ishin në një standard gati perëndimor. Sa i takon deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, i cili thotë se nuk i njeh zgjedhjet, Celibashi tha se palët politike kanë pikëvështrime të ndryshme, në lidhje me procesin zgjedhor. Celibashi theksoi se është pranuar tashmë nga të gjithë faktorët politikë, jo vetëm brenda, por edhe nga faktori ndërkombëtar, se procesi i zgjedhjeve ishte shume i mirë.