• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kryegjyqtarja e Vlorës, dritë- hijet mbi pasurinë e saj, dyshimet për deklarime të pasakta

by Java News
14/11/2018 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, doli dje para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurisë. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e zonjës Liçaj, kryetare përbëhej nga Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Trupa gjykuese ka marrë tre raporte nga ILDKPKI, DSIK dhe KLD për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, por hetimi i thelluar është kryer vetëm për pasurinë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se gjyqtarja ka bërë deklarime të pasakta, ka mungesë burimesh financiare si ka fshehur pasurinë. Ky konstatim është konfirmuar edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke sinjalizuar deri diku edhe mundësinë e shkarkimit nga detyra të kryegjyqtares së Vlorës. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të shpallet ditën e enjte. Kryegjyqtarja e Vlorës ishte vetë e pranishme në seancën dëgjimore. Në lidhje me rezultatet e hetimit, Alma Liçaj tha se u qëndronte shpjegimeve me shkrim, ku ka analizuar të gjitha konstatimet dhe gabimet sipas saj të Komisionit, ku ka bashkangjitur edhe provat.

Pasuria
“Shqiptarja.com” verifikoi pasurinë e deklaruar pranë ILDKPKI nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, që nga viti 2003 deri në vitin 2017, kur zonja ka dorëzuar edhe deklaratën e fundit të pasurisë. Të ardhurat e deklaruara nga gjyqtarja janë vetëm paga e saj dhe të ardhura nga një dyqan “ushqimore”. Sa i takon pasurive të paluajtshme, gjyqtarja deklaron në vitin 2003, dy apartamente, banesë 3 kate si dhe apartament 2+1. Në vijim, së bashku me bashkëshortin Alma Liçaj deklaron në vitin 2008 apartament në Tiranë me vlerë 60 mijë euro, kontratë për apartament në Tiranë me vlerë 97 664 euro në vitin 2009, apartament banimi 57 m2, në Vlorë, trashëguar nga babai, 25 % të pjesës, në 2016, si dhe apartament banimi, në Tiranë, 100.68 m2, me vlerë 70 mijë euro, në vitin 2016. Si burim për të justifikuar këto pasuri, gjyqtarja deklaron disa hua në vlerat 60 mijë euro, 30 mijë euro, 70 mijë euro dhe 12 mijë euro. Gjyqtarja ka ndryshuar shpesh makinat, ndërsa bien në sy që ka blerë makina me një çmim të caktuar, duke i shitur me një çmim disa herë më të lartë.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj deklaron automjet tip Benz, me vlerë 500 000 lekë në vitin 2003, automjet tip Benz, me vlerë 200 000 lekë, në vitin 2006, shitur automjet tip Benz, me vlerë 450 000 lekë, në vitin 2007, makinë tip Benz, me vlerë 600 000 lekë, në vitin 2009, makinë me vlerë 100 000 lekë, në vitin 2010. Ndërkaq, bashkëshorti i saj deklaron shitjen e një makine me vlerë 20 mijë euro në vitin 2010. Po gjatë këtij viti ka blerë një makinë tip Benz me vlerë 4 500 euro. Në vitin 2013, gjyqtarja ka shitur një makinë tip Benz me vlerë 15 mijë euro, ndërsa po gjatë këtij viti ka blerë makinë me vlerë 500 000 lekë. Në vitin 2014, deklarojnë shitje makine me vlerë 3 mijë euro si dhe blerjen e dy makinave, njërën me vlerë 14 mijë euro, ndërsa për tjetrën nuk pasqyrohet vlera. Në vitin 2016 deklaron shitjen e një makine me vlerë 5 euro.

Rezultatet e tjera të hetimit nga KPK
Relatorja e çështjes Xhensila Pine, lexoi rezultatet e hetimit nga KPK, teksa tha se gjyqtarja Alma Liçaj dhe bashkëshorti i saj zotërojnë një shtëpi me sipërfaqe 120 m2 të ndërtuar mbi truall 215 m2 në Vlorë, një apartament 71.80 m2 po në qytetin e Vlorës, dy apartamente në Tiranë të blera për 97 664 euro dhe 60 mijë euro si dhe dy njësi banimi me sipërfaqe 43 m2 dhe 95 m2, së bashku me një garazh prej 35 metrash katrorë në qytetin e Vlorës. Gjithashtu, gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar si origjinë të këtyre pasurive borxhe të marra nga persona të tretë në vlerat 60 mijë euro, 30 mijë euro, 70 mijë euro dhe 12 mijë euro, ndërkohë që në vitin 2016, bashkëshorti i gjyqtares ka përfituar me kontratë dhurimi nga vëllai pasuritë me sipërfaqe 43 m2, 95 m2 si dhe garazhin me sipërfaqe 35 m2 në qytetin e Vlorës. Relatorja Xhensila Pine tha në seancë se për apartamentin me vlerë 97.664 euro, të blerë në Tiranë në vitin 2009 deklarohet si burim borxhi prej 60 mijë eurosh, huaja e marrë te kunati prej 12 mijë eurosh si dhe një zbritje prej rreth 25 mijë eurosh në çmim nga kompania e ndërtimit.

Barra e provës
Përveç mospërputhjes së deklarimeve të bëra në vitin 2009 dhe atë për efekt të Vettingut, gjyqtares Liçaj i kaloi barra e provës për mungesën e burimeve financiare për vitin 2009, mungesën e dokumenteve për borxhin 60 mijë eurosh, mosdeklarimin për 5 vite të borxhit ndaj kunatit si dhe justifikim të punimeve të kryera, me të cilat motivohet ulja e çmimit nga kompania. Gjyqtares iu kërkua gjithashtu të vërtetonte me dokumente huatë e tjera prej 30 mijë eurosh dhe 70 mijë eurosh, të cilat janë deklaruar si burime për shtimin e pasurisë si dhe të sqaronte me dokumentacion mënyrën se si bashkëshorti kishte përfituar një apartament nga ndërmarrja e Elektrikut si dhe shtëpinë dhe truallin në Vlorë.

Pasuria e kryetares së Gjykatës së Vlorës, Alma Liçaj

Dy apartamente (2003).
Banesë 3 kate, 50 milionë lekë (2003).
Apartament banimi, 2+1, 20 milionë lekë (2003).
Automjet tip Benz, 500 000 lekë (2003).
Paga 756 096 (2004).
Automjet tip Benz, 200 000 lekë, paga 1 379 320 lekë (2006).
Shitje makinës tip Benz, 450 000 lekë (2007).
Depozita, 20 000 lekë, 20 000 lekë, paga 1 177 211 lekë (2007).
Apartament në Tiranë, 60 mijë euro (2008).
Hua 60 mijë euro, me afat 5-vjeçar (2008).
Makinë tip Benz, 600 000 lekë (2009)..
Kontratë për apartament në Tiranë, 97 664 euro (2009).
Automjet, 100 000 lekë (2010).
Bashkëshorti Mehmet Liçaj, shitje makine, 20 mijë euro(2010).
Blerë makinë Benz, 4 500 euro (2010).
Paga, 1 292 992 lekë (2011).
Të ardhura nga biznesi ‘ushqimore’, 507 422 lekë, paga 1.3 milionë lekë (2012).
Hua 30 mijë euro, me 3 %, për 3 vjet (2012).
Shitje automjeti, 15 mijë euro (2013).
Blerje makine, 500 000 lekë (2013).
Të ardhura nga biznesi, 1 500 486 lekë, gjendje cash 12 mijë euro (2013).
Bashkëshorti, hua vëllait, 12 mijë euro (2013).
Shitje makine 3 mijë euro, (2014).
Blerë makinë, 14 mijë euro (2014).
Blerë makinë Benz, vlera…. (2014)
Paga 1.3 milionë lekë, të ardhura nga biznesi, 985 841 lekë, cash 900 000 lekë (2014).
Dhuruar makinë shtetasit, Artan Liçajt (2015).
Paga 1 337 074 lekë, të ardhura nga biznesi ‘ushqimore’ 688 596 lekë (2015).
Para cash, 3 388 596 lekë, (2015).
Apartament banimi 57 m2, në Vlorë, trashëguar nga babai, 25 % (2016).
Apartament banimi, në Tiranë, 100.68 m2, burimi: Hua 70 mijë euro, me 3 %, për 5 vjet (2016).
Gjendja cash 500 000 lekë, paga 1 323 736 lekë, (2016).
Shitje makine tip Benz, 5 mijë euro (2016).
Njësi 43 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016).
Njësi 95 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016).
Garazh 35 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016).
Cash, 500 000 lekë (2016).
Depozitë në emër të djalit, 24 854 lekë (2017).
Depozitë në emër të vajzës, 24 854 lekë (2017).
Paga si kryetare gjykate, 1 382 079 lekë (2017).

Next Post
”Tok së bashku për Skënderbeun”, artistë shqiptarë koncert në Itali

”Tok së bashku për Skënderbeun”, artistë shqiptarë koncert në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arjan Konomi e akuzoi pas përplasjes dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

Arjan Konomi e akuzoi pas përplasjes dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

August 21, 2026
Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

August 21, 2026
Zjarri përfshin edhe pyjet e Gjinarit në Elbasan, rrezikohen banesat, era favorizon flakët! Zbulohet shkaku

Zjarri përfshin edhe pyjet e Gjinarit në Elbasan, rrezikohen banesat, era favorizon flakët! Zbulohet shkaku

August 21, 2026
“Turp për Parlamentin nëse e voton!”- Kryebashkiaku i Poliçanit kundër PS për shkrirjen me Beratin, 15 këshilltarë paralajmërojnë dorëheqjen

“Turp për Parlamentin nëse e voton!”- Kryebashkiaku i Poliçanit kundër PS për shkrirjen me Beratin, 15 këshilltarë paralajmërojnë dorëheqjen

August 21, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Mori leje nga Burgu i Reçit, arratiset i dënuari për grabitje Petrit Ndoci! Zbulohet letra për familjen: Po largohem, ju dua shumë!

August 21, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Analiza e REL: A do të lirohet Hashim Thaçi nëse shpallet i pafajshëm?

August 21, 2026
“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

August 21, 2026
Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

August 21, 2026
“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

August 21, 2026
Këshilli i Memaliajt kundër PS për shkrirjen e Bashkisë, vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative në shtator!

Këshilli i Memaliajt kundër PS për shkrirjen e Bashkisë, vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative në shtator!

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com