• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kryegjykatësi i Vlorës në sitën e vettingut, KPK: Nuk justifikon pasurinë! Ndërtoi shtëpi pa leje në Sauk

by Java News
03/03/2020 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dalë para trupës gjykuese të vettingut kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci. Sipas ILDKPKI, Haluci nuk justifikon pasurinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se në vitin 2015 kryegjykatësi i Vlorës ka blerë 1400 m2 tokë në Sauk. Në këtë tokë, gjyqtari ka ndërtuar një shtëpi pa leje, të cilën e ka futur në proces legalizimi. Por sipas KPK-së, kjo pronë (kontrata për pronën) nuk përputhet me deklaratat e pasurisë ndër vite.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nga viti 2004 deri në vitin 2016 gjyqtari Skënder Haluci nuk ka deklaruar llogaritë bankare të gruas.

Trupa gjykuese e KPK-së tha se nga gjetjet e tyre, nga rezultuar se kryegjyqtari i Vlorës ka edhe një apartament 106 m2 në Tiranë, por sipas tyre, banesa është blerë nga gjyqtari me vlerë më të ulët seç e ka blerë fillimisht personi që ia shiti. Pra dyshimet e KPK-së janë se vlera në kontratë të ketë qenë fiktive, shumë më e vogël sesa ajo që realisht është paguar.

KPK u shpreh se nga viti 2012-2014, Skënder Haluci nuk justifikon shpenzimet për studimet që vajza e tij ka kryer në Angli.

KPK tha se Skënder Haluci ka edhe një makinë tip Benz me vlerë 400 mijë lekë, me burim pagën e marrë ndër vite. Por edhe për këtë makinë – tha trupa e KPK-së, bilanci i blerjes ka qenë negativ, çështje e cila do të vlerësohet më tej deri në vendimmarrje.
Skënder Haluci është në krye të Gjykatës së Vlorës prej vitit 2010 dhe rezulton se ka marrë edhe dëmshpërblim si i përndjekur politik.

Një ditë më parë, Haluci kishte kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese, por kërkesa është rrëzuar sot në nisje të senacës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. /e.s/

Next Post
Albin Kurti i bën thirrje Serbisë pas heqjes së  tarifës: Ndalni ofensivën kundër njohjeve të Kosovës

Albin Kurti i bën thirrje Serbisë pas heqjes së tarifës: Ndalni ofensivën kundër njohjeve të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

February 14, 2026
“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

February 14, 2026
Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

February 14, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

February 14, 2026
A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In