• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryediplomati kinez pas bisedës me Blinken: Të ndalohet lufta, të respektohet integriteti territorial i të gjitha vendeve

by A R
06/03/2022 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi të shtunën një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të ShBA-së Antony Blinken mbi marrëdhëniet kino-amerikane dhe çështjen e Ukrainës me kërkesën e palës amerikane.

Përparimi dhe zbatimi i konsensusit të arritur nga dy krerët e shteteve gjatë videotakimit të tyre vitin e kaluar mbetet gjëja më e rëndësishme në marrëdhëniet kino-amerikane, u shpreh Wang.

Ai i kërkoi palës amerikane që t’i rikthehet kuptimit të vërtetë të parimit të “Një Kine”, të ndalojë nxitjen dhe mbështetjen e lëvizjeve për “pavarësinë e Tajvanit” , si edhe të ruajë gjendjen e përgjithshme të marrëdhënieve ndërmjet Kinës e ShBA-së me veprime konkrete.

Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe për çështjen e Ukrainës.

Wang tha se Pekini nuk dëshiron të shohë mënyrën si po zhvillohet çështja e Ukrainës.

Kjo çështje është e ndërlikuar dhe jo vetëm ka të bëjë me normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe është gjithashtu e lidhur ngushtë me interesat e sigurisë të palëve të ndryshme, theksoi ai.

Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina gjithmonë i bazon pozicionin dhe politikën e saj sipas natyrës së vetë çështjes, tha Wang, duke shtuar se Kina beson se kriza në Ukrainë duhet të zgjidhet në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.

Kryediplomati theksoi se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen, duke bërë thirrje për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut.

Wang tha se pala kineze shpreson që luftimet të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur, situata në terren të qetësohet, siguria e civilëve dhe e pronës të garantohet dhe të parandalohet një krizë humanitare në shkallë të gjerë. Ai theksoi se kriza në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut dhe negociatave.

Kina do të vazhdojë të bëjë sa mundet për paqen dhe nxit negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës.

Wang shtoi se pala kineze inkurajon gjithashtu Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Evropian të angazhohen në dialog të barabartë me Rusinë dhe të synojnë të krijojnë një mekanizëm të ekuilibruar, të efektshëm dhe të qëndrueshëm të sigurisë evropiane në përputhje me parimin e “sigurisë së pandashme”.

Next Post
Ukraina: Mbi 11 mijë rusë të vrarë deri më tani! Kemi shkatërruar 285 tanke dhe 48 helikopterë

Ukraina: Mbi 11 mijë rusë të vrarë deri më tani! Kemi shkatërruar 285 tanke dhe 48 helikopterë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Tërmeti me 254 viktima në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

August 12, 2026
Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

August 12, 2026
Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 12, 2026
Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

August 12, 2026
Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com