• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryediplomati grek drejt Tiranës, do të kërkojë edhe mbledhjen e 11 mijë eshtrave

by A R
24/05/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një paketë e plotë propozimesh për të zgjidhur të gjitha çështjet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë do të sjellë në në Tiranë në fillim të qershorit ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. Propozimet greke i dorëzohen Tiranës në 20 vjetorin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë nga dy vendet në vitin 1996. Propozimi grek do të dorëzohen në përgjigje të plotësimit dhe pjekurinë e 20 viteve që kanë kaluar që nga nënshkrimi i paktit të mëparshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në vitin 1996.

Çështjet kryesore për t’u zgjidhur janë ndarja e Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) midis Greqisë dhe Shqipërisë, problemet e pronësisë që ekzistojnë në të dy anët, si dhe mbledhja e eshtrave të rreth 11.000 ushtarëve grekë të cilët u vranë gjatë luftës italo-greke (1940-41) në territorin shqiptar. Kjo e fundit sipas gazetës Kathimerini mbetet e pazgjidhur qysh nga regjimi i kaluar pavarësisht nga fakti se raste të ngjashme (të tilla si ushtarët italianë të cilët janë në Shqipëri) janë mbyllur shumë kohë më parë.

Respublica raporton se në paketën e propozimeve do të përfshihen edhe kërkesa për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, ku sipas gazetës gjatë muajve të fundit, pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Athina, janë shënuar shkeljet të të drejtave fetare dhe politike. Sipas gazetës një pikë kyçe në propozimin grek është edhe nevoja për të mbyllur këto çështje dypalëshe sa më shpejt të jetë e mundur, para fillimit të negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Athina dëshiron zgjidhje “të pastër” për çështjet bilaterale, në mënyrë që hyrja e Shqipërisë në BE të mos shoqërohet me problematika të mbetura pezull.  Kotzias do të vizitojë Tiranën për të dytën herë në një vit, ndërsa homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati u prit në Athinë marsin e kaluar me një axhendë bashkëpunimi për refugjatët.

Next Post

Jetoi 256 vite, njeriu më i vjetër në botë jep formulën e jetëgjatësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In