• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kryediplomati gjerman Steinmeier: S’mund të lejojmë “rindezjen” e Ballkanit për shkak të krizës së emigrantëve

by A R
22/10/2015 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi kundër lejimit të konflikteve të reja ndërmjet vendeve të ish-Jugosllavisë për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me krizën migratore që ka goditur Evropën.

Muajt e fundit, qindra mijëra emigrantë dhe refugjatë kanë kaluar përmes Ballkanit, i përfshirë nga luftërat gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar.

“Duhet të jemi të sigurt se lëvizja e emigrantëve nuk duhet të sjellë konflikte të reja në rajonin ku vitet e fundit kemi punuar shumë në qetësimin e situatave konfliktuese pas shpërbërjes së Jugosllavisë”, theksoi Steinmeier në një deklaratë për median gjermane.

Prej ditësh vazhdojnë mosmarrëveshjet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë mbi mënyrën dhe numrin e refugjatëve dhe emigrantëve, të cilët do të lejohen të hyjnë në vendet respektive.

Të gjitha mosmarrëveshjet janë shkaktuar pasi Hungaria mbylli kufijtë e saj duke ndërtuar gardhin përgjatë kufijve të saj natyrorë me Serbinë dhe Kroacinë, kështu që refugjatët të cilët kryesisht vijnë nga Lindja e Mesme janë detyruar të ndryshojnë itinerarin e tyre në rrugën drejt Evropës Perëndimore.

Next Post

Shqiptari De Niro do të luajë rolin e Millosheviçit? (Foto + Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com