• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj tregon përplasjen me UBT: Ja procedurat

by Java News
09/04/2019 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e një shkolle në Kodër-Kamëz, gjë që ka shkaktuar protesta dhe debat, pasi trualli i shpronësuar për godinën, pretendohet edhe nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Pikërisht me rektorin e këtij universiteti Top Show realizoi një intervistë për të marrë versionin e tij të çështjes, vetëm disa orë pasi ky i fundit kishte realizuar edhe një debat publik me kreun e bashkisë.

Veliaj sqaroi në Top Show se prona është privatizuar në 2006-ën, kur në pushtet ishte Partia Demokratike që proteston sot dhe për më tepër, në plan zhvillimin e Tiranës, për të cilin ka punuar edhe Jamarbër Malltezi që proteston sot, kjo zonë është paracaktuar për shkolla.

“Ne besojmë në gjëra të ndryshme, por duhet të flasim me fakte, sepse faktet janë fakte. Mbi faktet e pakundërshtueshme, ne mund të ndahemi në opinione të ndryshme. Nevoja për një shkollë për 2.000 fëmijët e zonës “është e pakundërshtueshme. Kemi shpronësuar një tokë private për shkollën, e cila do të jetë vetëm 600 metra distancë nga e gjithë zona përreth saj për komunitetin. Rektori thotë që ne duhet ta zhvendosim. Por është nonsens të zhvendosim një projekt për 100 metra.

Ai ka vërtet masterplan të miratuar nga KKT, por kjo nuk është as leje zhvillimore, as leje ndërtimi. Debatet i pranoj, sepse kur kalova sheshin Skënderbej apo Pazarin e ri, kjo është diçka shumë e vogël. Sipas procedurave të Bashkisë së Tiranës, ne kemi gjetur pronën private të një shtetasi, buzë rrugës.

Kemi hetuar si e kanë marrë këta tokën me kthimin dhe kompensimin e pronave në vitin 2006, nën drejtimin e demokratëve të Sali Berishës. Meqë këta ia kanë kaluar pronarit tokën, ne kemi dëmshpërblyer pronarët sepse atë tokë e shohim të arsyeshme për ndërtimin e shkollës”, tha Veliaj. Top Channel

Next Post
Maltë/Kapet kontenieri me kokainë, vinte në Shqipëri?!

Maltë/Kapet kontenieri me kokainë, vinte në Shqipëri?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com