• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj takon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari: Ja si do bashkëpunojmë me M.V. drejt BE-së

by Java News
31/07/2022 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me të cilin diskutuan rreth realizimit të aktiviteteve të ndryshme për të rinjtë, në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj.. Veliaj tha se në fund të verës në Tiranë do të ketë një javë dedikuar kulinarisë, kulturës, këngëve, e valleve të Gostivarit për të kuptuar që ka më shumë gjëra që i bashkojnë dy vendet. 

“Jemi të lumtur që ju presim si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe më bëhet zemra mal që kemi filluar idetë e para se si disa nga shkollat e Gostivarit dhe te Tiranës mund të bëhen shkolla simotra. Mezi pres që kontributi ynë të jetë më shumë për të forcuar këto marrëdhënie mes të rinjve. Mezi pres gjithashtu, që në fillim të vjeshtës të kemi javën e Gostivarit këtu, të kulinarisë, të kulturës, të këngëve, të valleve edhe të kuptojmë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se gjërat që na ndajnë”, tha Veliaj.

“Teksa disa e shohin vendin me pamje nga e kaluara, disa e shohin nga e ardhmja, disa duan të shtyjnë  integrimin evropian, disa duan të kthehen dhe të sqarojnë historitë e vjetra”, tha më tej kryebashkiaku Veliaj, ndërsa shtoi se Shqipëria e mbështet Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave dhe do që të ecin krah për krah në rrugën drejt integrimit.

“Mezi presim qe Maqedonia e Veriut te ece perpara. Ne e shohim këtë jo si dikush që ndjek tjetrin, po si dy popuj qe ecin krah për krah, jo njëri para e tjetri pas. Dëshira që na del nga zemra është të shkojmë në këtë rrugë sëbashku dhe të dalim faqebardhë”, sqaroi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës për dhuratën simbolike, për të cilin tha se është modeli i kryetarëve të komunave, jo vetëm në trevat shqiptare, por në gjithë rajonin.

“Tirana këtë vit e konsiderojmë si kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i Shqipërisë. Është kënaqësi e veçantë të jem mysafiri i kryetarit Erion Veliaj, i cili është modeli i kryetarëve të komunave, jo në trevat shqiptare por në Rajon. Uroj të vazhdoni kështu”, përfundoi Taravari.

Shqiptarja.com

Next Post
Dosja e Ilir Metës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit: 140 faqe të anonimizuara e të dixhitalizuara vetëm për të. Numri i dosjes…!

Pseudo të përndjekurit që të hapin barkun kur mbrojnë spiunin Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In