• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj nderohet me çmimin “Lincoln” për përsosmëri në shërbimin publik

by Java News
14/10/2017 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas çmimit për transparencën me qytetarët në drejtimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, u nderua dje me çmimin “Lincoln” për inovacion dhe përsosmëri në shërbimin publik, në një ceremoni të organizuar në 20-vjetorin e Fondacionit Abraham Lincoln.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari Veliaj u shpreh i nderuar për këtë vlerësim dhe siguroi se puna në Tiranë do të vijojë me të njëjtin përkushtim dhe energji për një qytet edhe më të mirë. “Jam shumë i përulur që e marr sot këtë çmim. Sa të kem energji do të vazhdoj të përkushtohem për këtë qytet dhe jam i sigurt se të gjithë ju do të na jepni një dorë. Secili prej nesh është mandatuar që në fushën e tij, në komunitetin ku shërben, në kompaninë ku punon, në shkallën apo pallatin ku banon, ka mundësinë që të bëjë mirë. Edhe në ditë si kjo e sotmja, ku po kthejmë mbrapsht filmin e 20 viteve të një historie që na ka lidhur të gjithëve, mendoj se ka kaq shumë gjëra që na bashkojnë, që janë shumë më shumë se sa ato që na ndajnë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi rolin e institucioneve arsimore si Qendra Lincoln në edukimin e të rinjve dhe u shpreh se falë kontributit që kanë dhënë institucione të tilla 20 vite më parë, sot në Shqipëri ka një gjeneratë të re drejtuese. Ai bëri thirrje që puna të vijojë me të njëjtin entuziazëm dhe optimizëm edhe në të ardhmen, në mënyrë që Tirana të jetë një qytet edhe më i mirë.

“Bekimi që kemi marrë nga energjia e Lincoln në këto 20 vite dhe gjithçka që është gatuar në ato klasa, në fakt ka mbjellë diçka që po e korrim sot, në një gjeneratë të re drejtuese në Shqipëri. Ndonjëherë është e rëndësishme që të ngelemi të gjithë nga pak fëmijë, me të njëjtin entuziazëm e optimizëm. Ndoshta tingëllon pak si naivitet, por optimizmi është ngjitës dhe nëse të gjithë e ruajmë atë fëmijën brenda nesh, që do gjithmonë më të mirën për ata që e rrethojnë, unë besoj se mund të kemi një qytet më të mirë”, deklaroi Veliaj.

Robb Provost, themeluesi dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës Lincoln vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për pasionin që ka treguar për të sjellë ndryshimin në Tiranë. “Është dikush në këtë sallë që çdo ditë zgjohet duke menduar për qytetin e tij. Nëse ju e ndiqni në mediat sociale, e dini se çdo ditë, më shumë se 15 orë, ai është duke punuar për njerëzit e këtij qyteti. Ai është një mobilizues njerëzish, jashtëzakonisht i talentuar; ka mësuar si të ndërtojë ekipe, si të udhëheqë, duke fuqizuar të tjerët, si të sjellë transparencë në qeverisje, transparencë të cilën nuk e kishim parë deri në ditët e sotme. Pasioni i tij është të shohë Tiranën të shkëlqejë jo vetëm në Shqipëri, por në skenën botërore”, përfundoi Robb Provost, President i Fondacionit Abraham Lincoln.

 

Next Post
FOTOT/ Tiranë, policia sekuestron 109 kg drogë, ishte fshehur në shkurre

FOTOT/ Tiranë, policia sekuestron 109 kg drogë, ishte fshehur në shkurre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In