• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj inspekton punimet për parkimin nëntokësor në Rr. e “Elbasanit”

by Java News
22/09/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para tre vitesh, ndërtimi i një parkingu nëntokësor në kryeqytet ishte diçka e paimagjinueshme. Por, sot në Tiranë, përveç dy parkingjeve te sheshi “Skënderbej” dhe në hyrje të Bulevardit të Ri, të cilët kanë zgjidhur një pjesë të mirë të parkingut në qendër, po ndërtohen edhe dy të tjerë: ai te stadiumi dhe një tjetër në Rr. e “Elbasanit”. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen tek ky i fundit, një parking publik me dy kate nën tokë dhe 145 vende. Kurse, mbi sipërfaqen e tij është rikonceptuar këndi ekzistues i lojërave për fëmijë.

“Jam jashtëzakonisht entuziast për këtë projekt fantastik në Tiranë. Si çdo punë e bukur e Bashkisë, edhe kjo punë ngjalli histeri, lajme të rreme, protesta, sharje, shpifje. Ja ku jemi sot! Është kati minus 2 i parkimit, do të ketë edhe një kat më sipër, kurse mbi sipërfaqen e parkimit rikthehet këndi i lojërave i “7 Xhuxhave”. Nga një hapësirë publike e keqshfrytëzuar, e dhënë në privat, sot nuk e kemi luksin të shpërdorojmë asnjë centimetër katror, sidomos në një zonë që ka nevojë ulëritëse për parkim”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se përkundër cic-miceve dhe shpifjeve, në fund të këtij mandati qytetarët do të kujtojnë transformimin rrënjësor që ka pësuar Tirana. “Në fund të këtij mandati, po fundja edhe pas 50 viteve, kur të mos jemi më në këtë tokë, pyetja nuk do jetë kush shpifi, kush bëri cic-mice, kush krijoi histeri, kush protestoi dhe shau çdo punë të mirë. Pyetja që njerëzit do bëjnë është: Kur ishte radha e këtyre, a lanë ndonjë gjë pas? Më vjen mirë që përgjigja është po, ne lamë diçka. Mbaj mend se para tre vitesh, në fushatë, as diskutohej parkingu publik nëntokësor i bashkisë në Tiranë. Sot jemi duke bërë të tretin, më pas të katërtin te “Qemal Stafa”, pas atyre te sheshi “Skënderbej” dhe Bulevardi i Ri që tashmë kanë përfunduar”, nënvizoi ai, teksa siguroi se duke punuar çdo ditë me një punë konkrete, Tirana do të jetë një mini-Europë.

“Po sillemi si qytet modern. Nuk i bëjmë dot të gjitha përnjëherë, por siç po tregon kjo histori, pak nga pak, nga një punë konkrete përditë, do i lëmë qytetit jo vetëm më shumë parkime nëntokësore, jo vetëm më shumë sheshe, jo vetëm më shumë pazare, e teatro të rinj, por besoj në totalin e vet, do ta kthejmë në një mini-Europë shqiptare”, tha Veliaj.

Parkimi publik është projektuar me 2 kate nëntokë dhe ofron 145 vendparkime në total, plus 2 vende parkimi për PAK-un. Lëvizja në parkim realizohet me anë të shkallëve dhe një ashensor. Parkimi përmban sistem ventilimi dhe sistem të mbrojtjes kundër zjarrit, ndërkohë që është i pajisur me sistemin e ndriçimit emergjent dhe me tualete. Kreu i bashkisë nënvizoi se në përfundim të punimeve, do të zgjidhet përfundimisht edhe shqetësimi për parkim për automjetet në kryeqytet.

“Është në kryqëzimin kryesor të Unazës me Rr. e Elbasanit, pranë Liceut dhe shkollës së re “Kosova”, institucione që kanë nevojë për parkim. Ndaj, sigurimi i mbi 145 vendeve parkim në ish-këndin e lojërave “7 Xhuxhat” dhe më pas rikthimi i këndit të lojërave mbi parkim, na zhbllokon një nyje shumë të vështirë për Tiranën. Partneriteti që kemi edhe me Xhaminë, në anën tjetër të Lanës, ku edhe ata po bëjnë po aq vende parkimi, zgjidh përfundimisht çështjen e parkimit”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se edhe në mandatin e dytë, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shtimit të vendeve të reja të parkimit nëntokësor në zona të tjera të kryeqytetit.

ma.me

Next Post
Ptuu farë e keqe! Po ju troket tek porta ajo që s’ua pret mendja

Gazetari Artan Hoxha: Si u arrestua grupi "Bajri" dhe akuzat për 2 vrasjet në vitet 2000

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com