• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj: Dyfishojmë kapacitetin e Bovillës!

by Java News
08/11/2018 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana mikpriti sot konferencën dhe ekspozitën më të madhe ballkanike për ujin, ku ekspertë dhe politikëbërës nga shumë vende të Europës ndanë përvojat e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në rajonin tonë.

I pranishëm në konferencën me temë “Uji dhe Natyra”, organizuar nga Shoqata Ujësjellës-Kanalizime e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Ujësjellës-Kanalizime Kosovë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi takimin si një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë për këtë sektor dhe për t’i përkthyer dijet në projekte konkrete.

“Mezi pres që këto dije që morëm sot t’i përkthejmë në investime konkrete. Takova shumë kolegë nga Hungaria, Holanda dhe më vjen mirë që po mësojmë nga më të mirët. Është shumë kollaj të flasim për integrimin evropian, nëse nuk flasim për integrimin në këto projekte konkrete. Bashkëpunimi me vende që janë lider sot në BE, për mënyrën se si menaxhojnë ujin është kyç. Më vjen mirë që këto platforma kthehen në një mundësi për të bërë më shumë biznes dhe më shumë bashkëpunim”, theksoi Veliaj.

Falë mirëmenaxhimit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, në Tiranë janë kryer një sërë investimesh të rëndësishme. Veliaj listoi disa nga projektet e mëdha mes të cilave dyfishimin e kapacitetit të Bovillës dhe ndërtimin e një linje të dedikuar për furnizimin me ujë të pijshëm i zonës së Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit. “Në Bashkinë e Tiranës kemi filluar një seri ndërhyrjesh me kolegët hungarezë, me të cilët kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi filluar dy ndërhyrje të rëndësishme për qytetin tonë: së pari, për dyfishimin e të gjithë kapacitetit në zonën e Bovillës, ku kemi shtuar filtrimin, e mandej për të lidhur një linjë direkte në disa nga zonat me banorë të rinj të Tiranës, duke nisur nga Sheshi “Shqiponja”, deri te Fabrika e Mielit, që njihet si zona e Unazës së Re; një zonë e cila në letra ka 7 mijë banorë, por në realitet është 70 mijë banorë”, tha Veliaj.

Gjatë këtyre 3 dekadave në kryeqytet është 5-fishuar numri i popullsisë e për rrjedhojë dhe nevoja për ujë. Ndaj, theksoi Veliaj, çështja e ujit nuk duhet konsideruar si një mall politik apo një sipërmarrje për punësimin e militantëve. Kryebashkiaku tha se një nga mësimet më të rëndësishme ka qenë depolitizimi i ndërmarrjeve të Ujësjellësit, duke e rikthyer në eficencë. “Uji është mall komercial, jo mall politik; shpeshherë në rajonin tonë kjo është ngatërruar. Është trajtuar si një mall politik dhe shumë prej Ujësjellës-Kanalizimeve janë kthyer në ndërmarrje ku “parkohen” militantët, me një eficiencë shumë të ulët pune. Më vjen mirë që kjo ka nisur të ndryshojë dhe besoj se këtu duhet të mësojmë që ujin ta trajtojmë, së pari, si një mall komercial, që ka vlerë në treg, që ka një kosto prodhimi”, nënvizoi ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm dhe të mos abuzojnë me këtë pasuri të përbashkët. “Uji është një nga këto historitë që duhet marrë me seriozitet çdo ditë, si një mall i cili mbart jetën në komunitetet tona. Kur shoh nëpër qytet sesi burrat, sidomos burrat shqiptarë, qëndrojnë me dorë në zemër në lavazhe, ndërsa presin të lahet makina, e vë në dyshim nëse rrinë me dorë në zemër teksa lahen fëmijët e tyre, me të njëjtën dashuri që presin të lahet makina. Për t’i dhënë më shumë mundësi njeriut, sesa makinave, do të duhet ta disiplinojmë shpërdorimin e ujit”, theksoi Veliaj.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar tashmë në eventin më të madh në ndarjen dhe shkëmbimin e informacionit në sektorin e ujit të Ballkanit Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrësish nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, Konferenca vazhdon të ofrojë një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërës dhe profesionistë të biznesit nga sektori, ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

ma.me

Next Post
Ish-ministri grek: Kaçifas u vra në jug të Shqipërisë, jo në Vorio-Epir

Deputeti grek për Kaçifas: Do ketë pasur ndonjë çrregullim mendor...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In