• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj dhe Noizy mbollën 550 pemë te Liqeni i Farkës

by Java News
11/03/2018 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parku i Liqenit të Farkës ka nisur të marrë formë, si një tjetër hapësirë çlodhëse për banorët e Tiranës, por edhe pjesë e gjurmës ku do të kalojë Pylli Orbital. Aksionit për gjelbërimin e qytetit kësaj here iu bashkua një mik i veçantë, këngëtari shumë i pëlqyer nga të rinjtë, Noizy, i cili mbolli disa pemë së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ata i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk i janë bashkuar nismës, që të shfrytëzojnë 10 ditët e fundit për të mbjellë pemë.

“Sot është një ditë fantastike për të mbjellë pemë, për të qenë këtu me shokë e miq, që i çmojmë jashtë mase. I jam mirënjohës Intermedika-s që na dhuroi pemët. E vlerësoj jashtë mase që kanë zgjedhur që përgjegjshmërinë e tyre sociale, ta përkthejnë në gjelbërim për qytetin. Patjetër që korporatat e bizneset kërkojnë të bëjnë biznes dhe të jenë sipërmarrje fitimprurëse, por e ndajnë këtë fitim me komunitetin dhe mënyra më e mirë për t’ia dhënë mbrapsht komunitetit është duke dhuruar fidanë, të cilët nesër do e kthejnë parkun e Farkës në një park të ngjashëm me Parkun e Liqenit”, u shpreh Veliaj.
Ai falenderoi në mënyrë të veçantë Noizy-n, i cili u bë pjesë e aksionit të madh të gjelbërimit, duke sjellë shembullin e mirë për të gjithë ata të rinj që duan të kontribuojnë për një qytet më të mirë. “Jam posaçërisht i lumtur që një nga miqtë e mi më të mirë, Noizy, na u bashkua me punë vullnetare, sepse edhe ai beson që një artist i mirë është edhe qytetar i mirë. Noizy jo vetëm është një artist i shkëlqyer, por edhe një çun i mirë. Për të gjithë të rinjtë që mendojnë se njeriu ka vetëm një dimension, besoj se Noizy është prova e gjallë që një njeri i mirë dhe i aftë mund të bëjë shumë gjëra, mund të jetë një shembull në art, për rininë, një shembull për qytetin, edhe duke bërë punë vullnetare. Për këdo që thotë nuk më del koha, Noizy është prova se koha del për të gjitha, në qoftë e ndan mendjen për të bërë mirë. Një frymëzim i tillë i duhet sot të rinjve shqiptarë”, u shpreh Veliaj.

Këngëtari Noizy i bëri apel të rinjve që të bëhen pjesë e kësaj nisme dhe të mbjellin një pemë për ta bërë qytetin edhe më të mirë. “Nëse unë kam frymëzuar shumë të rinj, edhe ata në moshë disi më të re, do t’ju lutesha të gjithëve që të mbjellin një fidan, qoftë edhe në oborrin tuaj, nuk do të ishte keq, madje diçka shumë e bukur për një qytet të ngarkuar si Tirana. Ndaj, pse jo! Nëse unë jam frymëzim për ju, atëherë ju bëj thirrje të gjithë të rinjve që të kontribuoni sadopak për këtë ndryshim që Shqipëria ka nevojë”, u shpreh Noizy.

Ndërkaq, kryetari Veliaj tha se puna që po bëhet sot me gjelbërimin e Tiranës do të jetë paja më e mirë për brezat që vijnë pas. Për këtë ai solli shembullin e krijimit të Parkut të Madh të Liqenit. “Sot shohim produktin e atyre që punuan në vitet ‘49-’50 për gjelbërimin e Liqenit të Tiranës. Nëse kontributi që bëjmë sot, pas 10, 20, 30 vitesh do të prodhojë të njëjtin rezultat, atëherë do jemi krenarë që ishim pjesëtarë e bashkëkohës të kësaj gjenerate”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ai bëri të ditur se deri më tani procesi i mbjelljeve ka ecur shumë mirë dhe se deri në 21 Mars do të arrihet rekordi prej 100 mijë pemë të mbjella

a.ç

Next Post
Basha me familjet e përjashtuara nga asistenca: Po shesin gjak për të ushqyer fëmijët

Basha me familjet e përjashtuara nga asistenca: Po shesin gjak për të ushqyer fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In