• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti prezantojnë projektin “Parku i Artit”

by Ardit Rada
19/02/2021 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj: “Hapësirën e zaptuar ia kthejmë artistëve dhe komunitetit të Kinostudios”; Margariti: “Po krijojmë një pol të ri kulturor”

Një hapësirë e re dedikuar artit dhe kulturës do i shtohet kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti prezantuan sot projektin e “Parkut të Artit” në Kinostudio, që do të rijetëzojë gjithë zonën përreth.

Kryebashkiaku, duke bërë një krahasim me situatën aktuale të pandemisë, tha se arti nuk mund të lihet pas sepse është “vaksinë për shpirtin” dhe se Bashkia Tiranë do të ketë gjithmonë në fokus krijimin e sa më shumë hapësirave për artistët. Ai shtoi se ky projekt do i rrisë vlerën pronës në këtë zonë dhe do jetë një tjetër qendër e rëndësishme në kryeqytet.

“Shfrytëzimi me zgjuarsi i kësaj hapësire, do të rrisë vlerën e pronës, edhe të vlerës së aseteve në ministri, sigurisht edhe të komunitetit. Në një Tiranë që rritet me 25-30 mijë vetë në vit, nuk e kemi luksin të kemi vetëm një qendër”, theksoi Veliaj.

Ai sqaroi se nga një zonë e zaptuar, e gjithë hapësira e Parkut të Artit dhe përreth tij, do të transformohet. Madje në zonë do të bëhet edhe një rrethrrotullim, për të lehtësuar lëvizjen e makinave.

“Do të bëhen të gjitha ndërhyrjet fizike dhe pastrimi i territorit, do të ndërhyhet edhe për lëvizjen dhe mobilitetin në të gjithë këtë terren të zaptuar. Në anën tjetër, jemi duke investuar në rrjetin e Ujësjellësit, për t’u siguruar që nuk hapim më kanale, ujëra të bardha, të zeza, gjatë kohës që mbaron ky projekt. Do ndërtohet një rreth-rrotullim, që disiplinon gjithë trafikun në zonë”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, Veliaj tha se edhe në lagjet e reja do të ketë hapëira që do i dedikohen vetëm artit dhe kulturës shqiptare, duke sjellë në vëmendje lagjen e re të Kombinatit, që jo më kot do të quhet “KombinArt”.

“Disa fakultete, sidomos ato të Arteve kreative, do të transferohen në Kombinat. Kjo është arsyeja pse kemi planifikuar hapësira për galeri e për muze, sepse unë besoj fort që do prodhojnë ekonomi. Diçka të ngjashme kemi planifikuar edhe brenda njësisë 4 ku jemi sot, tek Bregu i Lumit, në lagjen e re 5 Maji”, nënvizoi ai.

Ministrja e Kulturës tha se falë bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, për të gjithë pjesën e masterplanit, që nuk është vetëm Parku i Artit, po i të gjithë zonës rreth e përqark, do ta bëjë zonën një pol të ri kulturor.

“Godina që kemi gjetur këtu nuk ishte Ministria e Kulturës. Ishte një godinë shumë e bukur, por e rrënuar, e braktisur. Sot është kthyer në një monument kulture. Parku i Artit do të jetë një park për komunitetin, jo vetëm një park për artistët, ose një hapësirë rreth Ministrisë së Kulturës. Duam të shohim një institucion e disa godina pa gardhe”, u shpreh ministrja.

Parku i Artit, do të shndërrojë hapësirën publike rreth Kinostudios në shërbim të artit dhe komunitetit, duke i dhënë zonës një zhvillim të madh.

Next Post
“The making of Albanians”

20 Shkurt 2021, si u eklipsua kjo datë nga PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In