• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

20 Shkurt 2021, si u eklipsua kjo datë nga PD

by Ben Andoni
19/02/2021 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

20 Shkurti, 30 vite më vonë, është thjesht një ditë kalendarike për PD-në, me të cilën ajo identifikohet në historinë e saj të shkurtër, por shumë të nderuar ndër shqiptarë. Ndër vite kanë rendur shumë njerëz të saj për të treguar protagonizmin, kurse në masë zyrtarët e PD-së kanë treguar sesa e nderojnë duke u munduar të identifikohen me të. Por shumë vite më vonë, data, që shënon rënien e shtatores së Enver Hoxhës, është thjesht një data përkujtimore. Në vend të kësaj ka lindur një strukturë e re nderimi, që zyrtarët e saj e respektojnë. Ndaj, çfarëdo që bëjnë me postimet në facebook apo në rrjetet e tjera sociale, ata i janë larguar kësaj date. E para, nuk përcollën dot bashkë me kundërshtarët e tyre PS-në atë që kërkonin shqiptarët asaj dite. Nuk e fshinë dot emrin e Enver Hoxhës, që sot e ke të pranishëm në mënyrë të vazhdueshme në median shqiptare dhe më shumë se kaq në vetëdijen dhe nënvetëdijen e politikës dhe shqiptarëve. Është rreshtur zëri i të persekutuarve, pasi një pjesë nuk e jetuan dot të plotë demokracinë, e të tjerët u shpërfytyruan ndër zyra për pak vlerësim. Dhe, e fundit, por jo më e pakët, disa nga protagonistët e asaj dite pothuaj janë fshirë sot nga kujtesa. Në literaturë flitet se Harresa është një proces i lidhet me pamundësinë e riprodhimit dhe e rilindjes së përmbajtjeve, që zotëron një individ dhe madje edhe fshirja e plotë deri te gjurmët nervore të saj. Dhe, nuk mbaron këtu, në vazhdë të kësaj shumë marifetçinj e kanë fshirë edhe vijën logjike të ngjarjeve duke na lënë me një boshllëk të paimagjinueshëm. Sot, njerëzit mund të kujtojnë shumë mirë ngjarje të socializmit, por aspak 20 Shkurtin.

PD-ja e pati një mundësi ta nderonte ndryshe por ajo e braktisi duke u dhënë dërrmën njerëzve të asaj dite. Fatmir Merkoçi, militanti i hershëm i PD-së, i përgjakur i asaj dite nuk figuron askund në projektet e të ardhmes së PD-së dhe idetë e ardhjes së tyre në pushtet. Bashkë me të edhe një grup jo i pakët djemsh të rinj, që asokohe i vunë gjoksin përpjekjes së kryeqytetasve. Tashmë askush nuk e kujton më Shimën, Brahimin, Abazin, Hoxhën, Qyqen e shumë e shumë militantë të asaj dite që mbeti në kujtesë të njerëzve atë ditë por jo në planet e pushtetarëve që fituan pushtet. 20 Shkurti tashmë 30 vite më vonë është thjesht një datë…për të kujtuar…asgjënë, që politikanët e PD-së dhe jo vetëm ata na e tregojnë me protagonizëm. (Javanews)

Next Post
Problemet globale që nuk mund të shmangen nga Biden

Aleanca transatlantike është kthyer/ Biden në konferencën e Mynihut, hap një kapitull të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In