• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj apel fëmijëve: Mos i braktisni prindërit e moshuar

by Java News
16/03/2017 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bashkia e Tiranës synon të rrisë nivelin e përfshirjes së grupeve të interesit në organizimin dhe buxhetimin e shërbimeve mbështetëse në komunitet për të moshuarit. Në forumin me temë ‘Shërbimet mbështetëse në komunitet për të moshuarit”, organizuar nga Bashkia dhe Caritasi Shqiptar, u diskutua për mundësinë e afrimit të ofruesve të shërbimeve dhe të përdoruesve të shërbimeve në një bashkëbisedim lidhur me sfidat e moshimit, duke ndikuar në organizimin dhe buxhetimin kosto efektiv të shërbimeve për të moshuarit.

I pranishëm në këtë forum ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si dhe përfaqësues të Institucioneve të Qeverisjes Qendrore dhe Vendore, përfaqësues të Caritas Kosova dhe Mali Zi,  përfaqësues nga Qeverisja Vendore Kosovë dhe Mal i Zi, Shoqata ASAG, Uniteti Kombëtar i Pensionistëve të Pleqërisë dhe partnerë të tjerë të përfshirë në programet mbështetëse për të moshuarit.

Kreu i Bashkisë komentoi projektet për të moshuarit në Tiranë duke përmendur edhe iniciativën “Kafe me gjyshin”. Veliaj tha se Bashkia u shërben rreth 5 mijë të moshuarve në Tiranë. Ai theksoi se nisur dhe nga situata e emergjencave të këtij viti, Bashkia do të ngrejë edhe rezervat për kapërcimin e situatave të ngjashme në vitet e ardhshme për t;u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Një tjetër nismë që përmendi kreu i Bashkisë lidhet dhe me ndihmën që punonjësit e Bashkisë dhe punonjësit socialë do të japin për moshën e tretë për sensibilizimin e tyre për të kryer kontrollin mjekësor falas, ose siç njihet ndryshe, Check-up. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në një kohë që Tirana ka një dyndje të madhe demografike, ka nevojë për një planifikim social që do të shtrihet në nivel kapilar.  “Disa nga gjërat që ne besojmë duan planifikim, urbanizim , por mbi të gjitha planifikimi social.

Planifikimi social nuk duhet të jetë vetëm në raste krizash, por duhet të jetë në mënyrë sistematike , si ajo që bën Caritasi me të moshuarit, që u çon kujdesin infermier, kujdesin ushqimor dhe në nivel shtëpie,. Duhet në nivel kapilar, me administratorët e pallateve, me administratorët e njësive që ne të kemi një hartë ekzakte të nevojave që ka komuniteti”, tha ai.

Veliaj u shpreh se nismat e ndërmarrë gjatë kohës që ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale për reformimin e skemës së pensioneve ishte tepër pozitive.  “Futja e pensionit social besoj se është e jashtëzakonshme. Gjëja tjetër që kemi bërë është që kemi rritur pensionet duke hequr një tavan që ishte diskriminues. Kush ka dalë në pension pas vitit 2015 kur hyri në fuqi skema e re , kemi pasur pensione mbi tavan.

Unë ju them sot të rinjve që nëse doni të bëni një kontribut për gjyshërit tuaj, paguani sigurimet shoqërore se kjo funksionon si skemë solidariteti. Të rinjtë që janë sot në punë, që paguajnë sigurimet shoqërore, që nuk janë në të zezë por në të bardhë, sigurojnë që mbushin arkën me të cilët paguhen pensionet e gjyshërve”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj i bëri apel gjithë shoqërisë së të tregojë një vëmendje të veçantë për të moshuarit. “Braktisja e gjyshërve jo normale. Ka të moshuar që nuk i vizitojnë të afërmit. Nuk të kushton gjë të marrësh në telefon.

Sot biletat më të lira dhe nuk të kushton asgjë të vish njëherë në vit t’i shikojnë prindërit. Janë në moshë madhore duhet të mos i braktisin dhe t’i lënë në dorë të organizatave bamirëse. Në këtë dalldi të tranzicioni ka pasur edhe një dalldi në familje. Ndryshe nga ekonomia, familja jonë nuk ka bërë progres por regres. Njerëzit kanë fituar para më shumë por janë bërë më pak njerëz”, u shpreh Veliaj.

ma.me
Next Post
CNN, BBC, e NYT nuk lejohen në Shtëpinë e Bardhë

Rregullat tregtare të Trump që po çojnë drejt përplasjes SHBA-Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In