• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku i Vienës: Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik

by Java News
29/01/2019 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana dhe Viena do të rrisin marrëdhëniet mes tyre, për një bashkëpunim më të mirë në fusha si ekonomia, transporti apo aktivitetet kulturore e artistike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në kryeqytetin austriak, i ftuar në edicionin e 16-të të Kongresit të Vjenës me temë “Shaping the Future”, i organizuar nën kujdesin e kancelarit Sebastian Kurz dhe kryetarit të Bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig.

Në vizitën e tij, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig, me të cilin diskutoi mbi konkretizimin e një sërë projektesh bashkëpunimi. Ai falenderoi homologun e tij për mikpritjen dhe marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy kryeqyteteve, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që ato të shkojnë edhe më tej, për t’u përkthyer në projekte konkrete.

 “Jam shumë i lumtur sot që jemi në Vienë dhe për mikpritjen e mikut tonë, kryetarit të ri të Bashkisë së Vienës. Me këtë qytet kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer, po ashtu edhe një vit kulturor midis Tiranës edhe Vienës, të cilin duam ta përforcojmë. Besoj se mund të bëjmë shumë bashkë. Viena është kryeqyteti i Austrisë, por është edhe kryeqyteti i Ballkanit. Shumë prej rrugëve tona, si ato ekonomike, si ato politike, kalojnë nga Viena, por unë besoj gjithmonë e më shumë se qytetet po zënë një rëndësi të veçantë ndaj do të vazhdojmë bashkëpunimin kur vjen puna te çështjet që kanë të bëjnë me urbanizimin e qyteteve dhe transportit publik”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku i Vienës, Michael Ludëig vlerësoi kryebashkiakun Veliaj dhe siguroi se dy qytetet do të shtojnë bashkëpunimin e nisur për të çuar më tej projektet në fushën e ekonomisë, politikave vendore  dhe ato të kulturës. “Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik. Patëm mundësinë të diskutojmë shumë projekte të përbashkëta midis dy qyteteve tona, projekte që do të lidhin në të ardhmen Vienën dhe Tiranën në fushën e ekonomisë, politikave vendore, por edhe ato artistike. Janë të shumtë  personat të cilët lidhin vendet tona. Jemi shumë krenarë që edhe shumë artistë shqiptarë janë të angazhuar dhe kanë aktivitetin e tyre në Vienë. Kjo tregon se kemi tashmë marrëdhënie mjaft të mira, të cilat duhet t’i çojmë përpara për të përballuar sfida të mëdha në rrugën europiane”, theksoi ai.

Një nga fushat për të cilat dy kryebashkiakët biseduan ishte edhe ajo për të investuar më shumë te fëmijët, duke shtuar hapësirat kushtuar atyre. Ata vlerësuan se vetëm duke i kushtuar rëndësi gjeneratës së re, mund të sigurohet një e ardhme më e mirë për qytetet tona. “Biseduam se si qytetet gjithmonë e më shumë po kthejnë vëmendjen tek fëmijët. Disa nga projektet tona për këndet e lodrave dhe për të krijuar hapësira publike ku edhe fëmijët edhe të rriturit mund të kalojnë kohë cilësore, janë disa nga planet tona të përbashkëta”, theksoi ai.

 Veliaj e ftoi kryebashkiakun Ludëig të vizitojë Tiranën në pranverë, ku dhe pritet të nënshkruhet një marrëveshje për planet e bashkëpunimit mes dy qyteteve. “E kam ftuar kryetarin e ri të Bashkisë së Vienës që të vijë për vizitë në Tiranë dhe shpresoj shumë që brenda pranverës ai do të ketë një vizitë kthimi dhe do të nënshkruajmë sërish një marrëveshje të planeve tona për të ardhmen”, tha Veliaj. Gjithashtu, ai i shprehu mirënjohjen për integrimin dhe trajtimin e komunitetit shqiptar që jeton në Vienë, si në jetën kulturore, artistike, sociale dhe politike, ndërsa theksoi edhe rolin dhe kontributin që japin qytetarët vjenez në Tiranë, si një urë lidhëse mes dy kryeqyteteve.

Ndërkaq, në fjalën e tij në Kongresin e Vienës, në prani të shumë politikanëve, biznesmenëve e personaliteteve të shquara nga e gjithë Europa, Veliaj foli mbi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit të mirëmenaxhuar, për të siguruar jo vetëm një konkurrencë më të drejtë dhe të ndershme, por edhe për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve. Ai prezantoi disa nga hapat e marra nga Bashkia e Tiranës sa i përket digjitalizimit të marrjes së një sërë shërbimesh që ofrohen sot nga kjo bashki, siç është rasti i e-kioskës, aplikacioni “Tirana Ime, ku theksoi lehtësirat që sjell ky proces, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionin, për të menaxhuar më mirë problematikat që lindin nga puna e përditshme./a.meta

Next Post
Greqia rrit pagën minimale në 650 euro, Tsipras: Hapëm 350 mijë vende pune pas krizës

Greqia rrit pagën minimale në 650 euro, Tsipras: Hapëm 350 mijë vende pune pas krizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

July 14, 2026
Itaka e një lideri shqiptar!

Itaka e një lideri shqiptar!

July 14, 2026
Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

July 14, 2026
Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In