• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku i Shijakut mesazh skuadrës së volejbollit para ndeshjes në Milano: Na kthyet entaziazmin pas tërmetit

by Java News
18/12/2019 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, i ka drejtuar një letër të hapur skuadrës së volejbollit, Erzeni pak para ndeshjes në Milano. Arbana thotë se djemtë e skudrës kanë ndihmuar në rikthimin e entuziazmit pas vështirësive që po kalon Shijaku pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Ai thotë se nuk mundet t’i shoqërojë për shkak të situatës së vështirë në vend, teksa i jep kurajo për të arritur një rezultat sa më të mirë, për të ndihmuar sadopak rikthimin në jetën e përditshme.

Letra e plotë

Të nderuar çuna!

Ju na bëtë të ndjehemi krenar për aty ku keni arritur deri sot, me vullnet, punë dhe këmbëngulje.

Ju na ndihmuat të na rikthehet entuziazmi pas vështirësive që po kalojmë në Shijak për shkak të tërmetit.

Na u trondit jeta nga themelet sapo po zbardhte mëngjesi i 26 Nëntorit. Në ato momente pashë dhe ndjeva frikë në sytë e fëmijëve të mi. Për fat në Shijak nuk pati asnjë të dëmtuar, përveçse dëmeve të shumta materiale, pallateve të rrënuara, njerëzve të pastrehë.

Për sa kohë jemi këtu dhe jemi gjallë jemi me fat, sepse gjithçka zëvendësohet, jeta jo.

Me një impenjim maksimal timin dhe stafit i kemi qëndruar afër njerëzve të pastrehë, pasi jemi në gjendje të jashtëzakonshme.

Dikush më tha se më ra të kryeja detyrën time si kryebashkiak në ditë të vështira.

Po, është e vërtetë, po unë nuk trembem nga sfidat, madje në çdo moment në të mirë e në të keq dëshiroj të jap më të mirën për shijaksit e mi.

Me zemër unë jam aty me ju, por për sa ju shpjegova më lart, ndjej detyrim moral të jem këtu, në gadishmëri të përditshme ndaj atyre që më besuan.

Mos harroni se ju nuk përfaqësoni vetëm Shijakun, por gjithë shpirtin e shqiptarit dhe ne në momente të ndryshme kemi treguar se ja dalim mbanë.

Pavarësisht se ky muaj na erdhi ndryshe, dhjetori është muaji i festave, i reflektimit, i shpresës për të ndryshuar jetën pozitivisht.

Tashmë gjithçka kishim në dorë po e bëjmë, na mbetet vetëm të themi, Zot na bëj të ndjehemi të sigurtë në tokën tënde.

Psikologjikisht askush nuk ishte i përgatitur për të menaxhuar botën që dridhet nën ne. Por kjo nuk duhet të na sjellë izolim social. Sporti na motivon të ecim përpara, përmes jush dhe përmes gjithë solidarizimit që treguan shqiptarët ndaj njëri-tjetrit! Na duhet të tregojmë fortësinë e themeleve tona: Humanizmin!

Të ndihmojmë të gjithë nga pak dhe të shpresojmë t’i rikthehemi jetës së përditshme!

Zoti na ndihmoftë miqtë e mi!

Ju presim me fitore!

Forca çuna!

Përzemërsisht,

ELTON ARBANA /e.s/

Next Post
Ndryshimet në minutën e fundit tek “Anti-shpifja”, Vasilika Hysi sqaron pse u theksua në ligj “media audio-vizive”

Ndryshimet në minutën e fundit tek “Anti-shpifja”, Vasilika Hysi sqaron pse u theksua në ligj “media audio-vizive”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In