• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku i Selanikut: Rrënjët i kam shqiptare, gjyshja e nënës time nga Korça. Ka lindur aty

by Java News
14/04/2023 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për sa i përket historisë, artit, kulturës dhe ekonomisë, emisioni “Downtown” nga Ilnisa Agolli, në Euronews Albania, pasqyroi në emisionin kësaj jave një nga qytetet më të rëndësishme në Greqi, Selanikun.

Krahas pasqyrimit të atraksioneve turistike, historisë së qytetit dhe intervistave të banorëve lokalë, Ilnisa Agolli u ndal dhe në një bashkëbisedim miqësor me kryebashkiakun e Selanikut, Kostantinos Zervas.

Agolli e pyeti kryebashkiakun e Selanikut në lidhje me origjinën e tij dhe mbi vërtetësinë e lajmeve nëse ai i ka rrënjët shqiptare.

Në përgjigjen e tij Zervas, theksoi se në Ballkan të gjithë kanë rrënjë të përbashkëta, duke pranuar më tej se gjyshja e nënës së tij ka lindur në qytetin e Korçës.

Pjesë nga intervista:

Ilnisa Agolli: A keni punësuar të rinj shqiptarë në Bashki?

Kryebashkiaku i Selanikut: Janë të shumtë shqiptarët që punojnë, rreth 4.000 të punësuar që ka Bashkia e Selanikut, bashkia e dytë më e madhe në vend. Për fat të keq shumica nuk janë të rinj, sepse për shkak të krizës financiare nuk kemi pasur shumë rekrutime në 12 vitet e fundit. Por e di mirë që janë shumë të rijnë që punojnë me biznese. Ata merren me zhvillimin e qytetit tonë dhe kanë projekte shumë të rëndësishme në qytetin tonë.

Ilnisa Agolli: Unë kam dëgjuar diçka rreth origjinës suaj. Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por thonë se origjina juaj është nga Shqipëria?

Kryebashkiaku i Selanikut: E dini që në Ballkan kemi rrënjë të përbashkëta, në kuptimin që kur Ballkani ishte një hapësirë lëvizëse, kur ishte një hapësirë më e gjerë për kombet e ndryshme, gjyshja e nënës sime kishte lindur në Korçë. Ishte me origjinë greke dhe është vendosur në manastirin që sot quhet Bitola. Atje kishte takuar stërgjyshin tim. Atje lindi babai i mamasë sime dhe pas disa viteve, në 1912 u transferua në Selanik ku lindi nëna ime.

Ilnisa Agolli: Po për sa i përket zgjedhjeve, a keni marrë ndonjë mesazh sepse jemi shumë afër?

Kryebashkiaku i Selanikut: Ky vit është viti i zgjedhjeve, është një vit që do kemi zgjedhje vendore në shtetin tonë. Kemi  dhe zgjedhjet bashkiake. Në tetor do jenë zgjedhjet bashkiake. Do rikandidoj për një mandat të dytë. Besoj se populli i Selanikut do më tregojë besimin e vet për punën që është bërë që të vazhdojë projektin që Selaniku të bëhet akoma më tërheqës, mikpritës për qytetarët e tij, por edhe një qytet që ia vlen të vizitohet dhe të investohet në frymën e globalizmit që ekziston nga e gjithë bota dhe veçanërisht nga Ballkani.

Next Post
Emri/ Krimi që tronditi shqiptarët: Publikohet foto, ky është i riu shqiptar që vrau nënën me thikë

Emri/ Krimi që tronditi shqiptarët: Publikohet foto, ky është i riu shqiptar që vrau nënën me thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

September 20, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

September 20, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Kurti: Duhet dakordim për strategji shtetërore pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

September 20, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

September 20, 2026
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 20, 2026
Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

September 20, 2026
Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

September 20, 2026
Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

September 20, 2026
Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com