George Floyed, afroamerikani që u vra në mënyrë barbare nga një polic i bardhë, duke i marrë jetën pasi i vuri gjurin në fyt dhe i bllokoi frymëmarrjen do të përcillet për në banesën e fundit në datën 8 qershor.
Ndërkohë këto ditë janë duke vijuar homazhet, ku marrin pjesë familjarë, miq dhe shokë.
Gjithashtu sot pjesë e homazheve është bërë edhe kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey. Kryebashkiaku u gjunjëzua para arkivolit të George dhe më pas shpërtheu në lot, shkruan CNN.
Sot Guvernatori i Ohajos, Mike DeWine u kërkoi të gjithë Ohioianëve të qëndrojnë të heshtur për tetë minuta në orën 2 pasdite, për të nderuar George Floyd.
Ndërkohë në shumë shtete kanë shpërthyer protestat në SHBA. 624 arrestime ka pasur nga Qendra Komanduese Shumë-Agjenciale (MACC) në Minesota që nga 31 maj.
g.kosovari