Kryebashkiaku i Kievit, Kliçko: Konfirmoj se nuk ka trupa ruse në qytet, por po godasim sabotatorët

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha të dielën se nuk ka trupa ruse në kryeqytetin ukrainas.

“Ka pasur përleshje gjatë natës. Shkatërruam disa grupe të mëdha sabotazhi”, ka postuar Klitschko në llogarinë e tij në Instagram.

“Ushtria jonë, forcat e zbatimit të ligjit dhe mbrojtja territoriale vazhdojnë të zbulojnë dhe neutralizojnë sabotatorët”.

Klitschko tha se nëntë civilë, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus, si dhe 18 personel ushtarak dhe të mbrojtjes territoriale.

“Për sigurinë e banorëve kemi vendosur shtetrrethim deri nesër në mëngjes. Mos dilni jashtë. Mund të largoheni vetëm nëse me sinjalin e alarmit ajror shkoni në vendet ku strehohen njerëzit”, tha ai.

“Rusia po bombardon lagjet e banuara në kryeqytetin ukrainas. Rusia po vret ukrainas në të gjithë Ukrainën!”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se ka në shënjestër vetëm instalimet ushtarake, jo civilët.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com