Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, Kryeministri Rama është shprehur se sezoni turistik veror ka qenë më shembullori përsa i përket pastrimit. Gjatë fjalës së tij, Rama ka veçuar disa nga bashkitë që sipas tij kanë bërë një punë të mirë përsa i përket pastrimit nga mbetjet.
Edi Rama: Gjatë këtij viti është bërë një punë e favorshme, e cila është kurorëzuar me sezonin më shembullor turistik përsa i përket pastrimit. Falë angazhimit shumë serioz të kryetarëve të bashkive, ku dua të përmend Himarën dhe kryetarin e bashkisë për të cilin s’do të çuditeshim nëse nuk është këtu se ka ngrënë “dru”. I një zgjimi nga gjumi i kryetarit të bashkisë dhe një pune që është për t’u marrë shembull nga të gjithë ku tregon sa e rëndësishme është që të ndërtohet një raport pozitiv, gjë që Bashkia e Lezhës ka qenë e para dhe sot e shohim të mishëruar në disa shembuj. Pogradeci ka qenë një zonë për të ardhur keq për plehrat e mbetura rrugëve, sot Pogradeci është pasqyrë e pastër, Kamza, shëmbylltyra më dramatike e pisllëkut, sot është pasqyrë e pastër.Po ashtu, Gjirokastra dhe Elbasani.
Kryeministri Rama ka veçuar Bashkinë e Sarandës dhe Cërrikut si ato që kanë bërë hapa para në trajtimin e riciklimit të mbetjeve.
Edi Rama: Të gjitha këta bashki nuk janë dot të krahasueshme me Cërrikun dhe Sarandën që janë disa hapa përpara në trajtimin në riciklimin e mbetjeve për të sjellë sa më shumë produkt ekonomik. Cërriku ka ndërtuar një model për t’u marrë shembull nga të gjithë. Ajo që ka bërë Cërriku, është shumë domethënëse për arsye se tregon vizion dhe lidership, aftësi ndërveprimi me faktorët e duhur dhe për arsye se tregon një kapacitet organizativ me fermerët për të ju dhënë mundësi që nga mbetet të krijojnë ekonomi por edhe për të jua bërë këtë një gjë të kuptueshme. Bashkia e Sarandës, një bashki shembullore e kaosit, një bashki që ka prodhura dhjetra artikuj për papastërtinë, sot është bashki kampione në riciklim.
/a.r











