• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori holandez i shkon në zyrë Rrumbullakut, zbardhen detaje nga takimi

by A R
30/09/2022 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori Reinout Vos u prit në takim kortezie nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Në fokus të takimit ishin evidentimi i bashkëpunimit shumë të mirë mes palëve dhe shprehja e gatishmërisë për ta vazhduar dhe forcuar më shumë bashkëpunimin, në të ardhmen, kryesisht në fushën e krimit të organizuar, me fokus trafikimin e lëndëve narkotike, migracionin e paligjshëm dhe luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm e njohu ambasadorin me prioritetet e tij për reformimin strukturor, ligjor dhe funksional të Policisë e Shtetit, si dhe me vendosmërinë e tij për t’i dhënë fund mentalitetit të pandëshkueshmërisë, duke nxjerrë nga radhët e Policisë ata punonjës të cilët me veprimet e tyre cënojnë imazhin e policisë dhe ulin besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm e siguroi ambasadorin se bashkëpunimi do të vijojë duke intensifikuar shkëmbimin e informacioneve mes palëve, kryesisht nëpërmjet oficerëve të kontaktit, shtimit të skuadrave të përbashkëta hetimore për realizimin e më shumë operacioneve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

Ambasadori Reinout Vos e uroi Drejtorin për misionin e vështirë që ka dhe i shprehu gatishmërinë atij, për ta ndihmuar Policinë e Shtetit me donacione të ndryshme, me pajisje për sulmin kibernetik dhe për çdo nevojë që Policia e Shtetit do të ketë në fusha të tjera.

Ambasadori Vos i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm mbështetjen e ambasadës dhe të Policisë Holandeze, duke theksuar se besimi reciprok dhe bashkëpunimi me profesionalizëm mes paleve janë domosdoshmëri për të arritur rezultatet e dëshiruara në luftën ndaj gupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri, Holandë e më gjerë.

/a.r

Next Post
Plani i Shërbimit Satelitor, Rama: Shqipëria shumë shpejt do të pajiset me dronë të armatosur

Qeveria tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, Rama: Kursimi, arma për të mos patur kufizime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com