• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku i Hasit kërcënon gazetarin: Mate b*thën se do ta zhduk fijen

by Java News
06/04/2017 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hasi është një ndër zonat më të varfra në vend, ku papunësia dhe varfëria shënon shifra alarmante. Me gjithë varfërinë e tejskajshme, kryesisht nëpër fshatra, banorëve u është dashur të presin disa muaj për të marrë ndihmën ekonomike që varion jo më shumë se 3 mijë apo 4 mijë lekë. Banorët mbetën fillimisht dyerve të Bashkisë, pasi nuk mundën ta marrin ndihmën për tre muaj, nga 25 dhjetori 2016 deri në mesin e muajit mars 2017.

 Por pas shpërndarjes në mars, ata janë përballur me një tjetër fakt për të cilin nuk gjetën dot një shpjegim zyrtar: Ndihma ekonomike u ishte përgjysmuar pa asnjë argument apo paralajmërim. Pasi askush nga punonjësit e Bashkisë nuk u dha një informacion të saktë se pse u është përgjysmuar shuma e parave që duhej të merrnin, banorët e prekur kanë kërkuar ta denoncojnë rastin në media.

Ata kanë kontaktuar gazetarin Isa Myzyraj, të cilit i kërkuan ndihmë për zbardhjen e këtij skandali. Por teksa gazetari ka kërkuar të investigojë atë çka kishte ndodhur, ai është kërcënuar nga punonjësit e Bashkisë dhe më pas, edhe nga vetë kryetari i këtij institucioni, Adem Lala. Kryebashkiaku i kërkoi atij të tërhiqej nga investigimi, në të kundërt ai (gazetari) do të çuditej edhe vetë se çfarë do t’i ndodhte në vijim.

Gazeta “Panorama Online” publikon biseden e plote ku kryebashkiaku Adem Lala e kërcënon dhe i kërkon Isa Myzyrajt të tërhiqet dhe të mos merret me këtë punë. Veç kërcënimeve, në bisedë kryetari Lala përdor fjalor fyes ndaj tij.

Biseda e plotë:

Kryebashkiaku Adem Lala: Të lutem shumë, shiko drejtimin tënd, nëse do të kruhesh prapë me mua nuk do të takohesh më, nuk të kam ngacmuar, nuk të kam hy në hak, shiko punën tënde. Ka gazetarë më të mëdhenj, shumë më të mëdhenj dhe çfarë është, është. Çfarë s’është, s’është. Nëse ti më shkruan, hajde verifikoje.

Isa Myzyraj: Arsyetohu vetë, or burrë.

Adem Lala: Sepse nëse ti je i vogël, do të humbasësh fare nga ato që shkruan…

Isa Myzyraj: Nuk e di pse e ke marrë kaq personale?

Adem Lala: Ore, personale është…

Isa Myzyraj: Jo mor burrë, ore nuk kam asgjë me ty unë.

Adem Lala: Drejtuesi i Bashkisë jam unë ore, dhe nëse ti ke gisht në këtë pjesën tjetër, prapë shtohet aty.

Isa Myzyraj: Nëse unë kam gisht në këtë pjesën tjetër, aty do të mbaj përgjegjësi unë.

Adem Lala: Shif punët e tua, shif punët e tua, mos më shkruaj gjëra të paqena. Tri ditë ka qëndruar Dobruna, fshati më i largët. Ku e rruj trapin për punë unë, e kam në gjak. Më thotë mua 30 ditë, kush është ai p*** nëne që i ka pa 30 ditë të bllokuar?! Qyteti i Krumës, kur ka qenë në atë gjendje që është sot?

Isa Myzyraj: Unë nuk bëj propagandë politike, është siç ka qenë vetëm me disa fasada të tjera.

Adem Lala: Ore zotëri, po ç’punë ke ti me fasadat ore, fasada ka qenë e degjeneruar e ka marrë pamjen. Përfundimisht të këshilloj të shikosh punën tënde se do të jesh më mirë… Ke nevojë për miq, jo për armiq.

Isa Myzyraj: Unë nuk dua të bëj armik askënd.

Adem Lala: Ti nëse vazhdon programin tënd, me mua nuk takohesh më.

Isa Myzyraj: Gjuha ime nuk ka qenë kurrë ofenduese ndaj askujt.

Adem Lala: Po s’të duron kush ore, gazetari a han bukë, a pin ujë?

Isa Myzyraj: Unë s’ofendoj askënd.

Adem Lala: Po s’ke bythë ore të ofendosh askënd.

Isa Myzyraj: Po nuk ofendoj unë ore.

Adem Lala: Ç’punë ke ti me ndihmën ekonomike të Hasit? Ti je ai Zeusi?

Isa Myzyraj: Unë dua të sqarohet ky problem.

Adem Lala: Do të sqarohet ti? Hajde sqaroje atje!

Isa Myzyraj: Nuk vij unë, por thuaji personit që merret me median.

Adem Lala: S’merrem unë me të. Nuk e di se sa më kupton. Ti ndoshta jeton edhe në ujëra dhe trëndafila të botës tënde, por në momentin që tjetrin e ngacmon në ngarkesa të panevojshme, dije se i ke punët keq.

Isa Myzyraj: Nuk i kam borxh askujt asgjë.

Adem Lala: Mos bëj gabim më me u marr me këtë punë. Nëse do ta mbyllësh këtë punë, hajde në Krumë.

Isa Myzraj: Jo, unë nuk vij në Krumë.

Adem Lala: Atëherë mos ha mut.

Isa Myzyraj: Sepse mua më kanë thënë do të të vrasim (persona të bashkisë)…

Adem Lala: Nuk të vret, se të marr unë.

Isa Myzyraj: Kur ti nuk reagon në rrugë zyrtare, atëherë normalisht që unë nuk do e lë këtë punë…

Adem Lala: Vallahi mos e le, vetëm ke për t’u çuditur edhe vetë se çfarë ka për të gjetur. Këtë mbaje mend prej meje. Pra, ke për t’u çuditur, edhe vetë ke për të thënë, çfarë m’u desh mua kjo gjë. Tashi mate bythën e shife kët punë.

ç.a

Next Post
Tragjedi në Fier, gjendet e vdekur në tualetin e shkollës 17-vjeçarja

Tragjedi në Fier, gjendet e vdekur në tualetin e shkollës 17-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In