• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku i Berishës në mbledhjen e Ramës: Takim i frytshëm! Kërkova investime për Pukën

by A M
10/03/2024 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një takim të frytshëm e ka konsideruar Kryetari i Bashkisë Pukë Rrok Dodaj i dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë” mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Shkodër një ditë më parë. Në një intervistë për Report Tv Dodaj ka zbardhur më tepër detaje nga takimi ku vetë mori pjesë.

“Ishte takim i frytshëm”, nënvizoi më tej kryebashkiaku i Pukës. Fillimisht tregoi për fokusin e diskutimeve në takimin me Ramën.

“Tryeza e djeshme me kryeministrin dhe ministrat dhe me kryebashkiakët kishte në fokus problematikat që dolën në takimin e Maznikut në Pukë dhe bashki të tjera. Sugjerime në të mirë të bashkive për ti shërbyer komunitetit. Mos diferencim i kategorive për pagat ishte një diskutim. Nivel i pagave të mos bëhet sipas kategorive të bashkive. Sepse të njëjtën punë bën një punonjës në bashkinë Pukë apo ai në Tiranë. U diskutua dhe për lejet e ndërtimeve. Të lehtësohet sepse futen në burg dhe për një hall. Të ketë lehtësime. Problemi i menaxhimit të pyjeve”, tha Dodaj.

Më tej kryebashkiaku i Pukës renditi disa nga kërkesat që ai vetë ka pasur në këtë takim.

“Ne kemi kërkuar që kategorizimi i bashkive te pagat të mos jetë siç është sot. Edhe Mazniku i ka marrë parasysh, dhe siç pashë dje janë vënë në lëvizje dhe ndoshta do jenë të realizueshme shumë shpejt. Disa kryebashkiakë e kanë pasur këtë kërkesë”, shtoi ai.

Situatën në bashkinë që ai drejton Dodaj e konsideroi jo fort të mirë, duke nënvizuar borxhet që ka gjetur kur ka marrë detyrën. Jo pak por plot 700 mln lekë të vjetra borxhe, tha Dodaj.

“Kemi pasur probleme me administrimin e pushtetit. Kam gjetur një administratë të dorëhequr. Nuk i kam gjetur aty. Jemi në fazën ku kemi bërë projekte, kemi konkurruar në disa ministri. Shpresoj të merren parasysh ato projekte që janë të domosdoshme. Kërkesa për pushtetin qendror kemi bërë. Jemi në pritje. Deri tani po administrojmë ato që kemi tani, po performojmë me aq sa kemi”, tha ai.

“Situata ekonomike në bashkinë e Pukës e vështirë. Jam mbi 700 mln lekë të vjetra borxhe të akumuluara gjatë viteve të kaluara”, shtoi më tej ai.

Krahas kërkesave të tij Dodaj tha se edhe Rama u la disa porosi.

“Unë e di çdo të thotë të administrosh një bashki. Ne duhet të jemi realistë. Kërkesa është që ne të kemi impenjim që të menaxhojmë drejtë dhe saktë ato burime që kemi.”

Për sa i përket diskutimeve lidhur me pjesëmarrjen e kryebashkiakëve të Berishës, një prej të cilëve është dhe vetë ai, Dodaj i quajti të parëndësishme. Ai e konsideroi veten njësoj si të gjithë kryebashkiakët që punojnë për të mirën e komunitetit.

“Ne nuk bëjmë opozitë aty, ne jemi njëlloj si të gjithë kryebashkiakët e tjerë. Mundohemi të kemi përkrahje, s’mund të shihemi si delja e zezë. Banorët janë të majtë të djathtë, pa parti, njerëz që duan zhvillim mbështetje, prandaj unë nuk kam pse të shihemi aty… ne jemi administratorë. Administratorët janë mirë me komunitetin…”

Teksa bëri një përmbledhje të punës që ka bërë deri më tani në bashkinë e Pukës, u ndal dhe te problemet kryesore ku ka nevojë urgjente të investohet. Kryefjalë e problemeve që ai artikuloi ishin investimet në infrastrukturë dhe në rrjet elektrik.

“Kam gjetur një bashki me 700 mln lekë plus borxhe të akumuluara. Bashkia jo se nuk ka marrë fonde gjatë viteve të kaluara, është bërë infrastruktura, por përsëri mbetet problematike infrastruktura, kanalizimet. Kanalizimet për vaditje nuk është vënë dorë. Ka 30 e ca vite që nuk investohet në rrjetin elektrik. Me një shi mbeten fshatrat pa drita. Janë pyjet që duan projekte. Nëse planet e menaxhimit duhet të ishin në komunë ato nuk duhet të ekzistojnë”.

Pyetjes së fundit nëse e ka shtuar borxhin që ka gjetur ai iu përgjigj: “Unë mendoj që sado të rri aty asnjë borxh nuk do lë sepse do punoj me ato mundësi që jep buxheti, s’kam pse të akumuloj borxhet se ia lë barrë vetes”, deklaroi kryebashkiaku.

Next Post
Sefa mesazh Rithemelimit: Dërgoni propozimet për Kodin Zgjedhor

Sefa mesazh Rithemelimit: Dërgoni propozimet për Kodin Zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In