• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku duke konsumuar kokainë? Reagon Ndreu: Te PD-ja ka më keq, se njollos gjithë PS, është familje e madhe

by Java News
23/01/2020 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu në një intervistë për Report Tv është shprehur se ka siguruar një shumë prej 2 mln eurosh nga donatorët me të cilat ka në plan ndërtimin e 40 banesave që janë prekur nga tërmeti. Ndreu deklaroi se puna e tij për donacione të tjera do të vijojë dhe se nuk do të presë vetëm atë që do të vijë nga qeveria.

“Mendoj se askush nuk duhet ta kapë paniku se cdo ditë dhe cdo orë merremi me këtë punë. Sot bashkia është në negociata edhe me donatorë. Jemi e vetmja bashki që kemi siguruar 2 mln euro nga donatorët për ndërtimin e 40 banesave.

Bashkia nuk do të presë që  gjithcka të bjerë nga qielli dhe të shikojë vetëm qeverinë por do të bëjë edhe punët e vet. Po shikoj edhe disa donatorë të tjerë që kam nga lidhjet e mia nga Gjermania apo vendet të tjera për ndërtimin e një shkolle, pa qenë barrë për qeverinë. Deri tani 13 pallate janë konstatuar të pabanueshme. Godinat e vjetra mund të rrezikshëm nëse do të kenë ndonjë tjetër tërmet. Pasi mund të paraqesin probleme në të ardhmen. Jemi në presionin e një grupi që përmes tërmetit mendon se do të rregullojë shtëpinë. Por deri tani me bonus janë 333 familje” tha ai.

Por cfarë komenti ka Ndreu për homologun e tij socialist të zgjedhur në Bulqizë, të cilin PD-ja e akuzon se konsumon kokainë dhe që SPAK-uka nisur hetimet? Ndreu tha se nuk e di nëse është Lefter Alla ai që shfaqet në video, por shtoi se nëse është e vërtetë sjella nuk është aspak dinjitoze dhe kostoja është personale dhe jo e PS-së. Referuar akuzave të PD-së, ish-deputeti socialist tha se është gati që të bëjë testin e drogës, por shtoi se te partia Demokratike ka më keq se Lefter Alla.

“Nuk kam koment, jam teleshikues si të gjithë ju, kam parë në TV, nuk jam në gjendje të përcaktoj nëse personi në fjalë ishte filani. Janë ekspertiza që i bëhet videos dhe nxjerr faktin. Jemi përballë një akuze, nuk është etike të jap opinion. Nuk është dinjitoze për asnjë zyrtar nëse ka ndodhur që të jetë në ato kushte. Edhe kjo që merren rastet dhe zmadhohen dhe i faturohen si vijë sjellje një partie nuk është korrekte, edhe në jetë mund të ndodhë që derivon një pjesëtar. Po luhet si në partinë e punës. PS-ja është një familje e madhe dhe nuk është familje e cila nuk ka edhe njerëzit e vet problematikë. Nëse vërtetohen PS-ja mban qëndrimin e vet dhe që e ka mbajtur deri tani.

Nëse marrim rastet, ju keni Gërdecin, dhe më të rëndë, kur drejtori ishte me urdhër arresti dhe ishte drejtor se donte ta mbante kryeministri. Ka edhe vrasjen në bulevard, që nuk ishin asgjë kontigjent krimi. Unë nuk mund të them se një familje nuk janë në ritmin e asaj shoqërie, por nuk mund të etiketohet familja. Ne nuk kemi futur në parti testet e drogës, as PD-ja. Mos më bëni të them ca emra që e bëjnë më keq se ai i Bulqizës, se nuk është detyra ime, por e di të sigurt. Personalisht them, se kur të duan gjatë vitit nga 15 herë në muaj shkon e bëj unë testin. Vijnë ndonjë herë në Lezhë, por mos lodhen të vijnë se vetëm korrektesë do të gjejnë. Unë jam gati të shkoj kur të duan ata për test. Kush ka lidhje kostoja është personale. Janë shumë pak për të dëmtuar ujin e PS-së” përfundoi ai.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ “Kur bën si e virgjër”, Einxhel Shkira sherr me komentuesit: Ke vesh kanotiere dhe vihet në…

FOTO/ “Kur bën si e virgjër”, Einxhel Shkira sherr me komentuesit: Ke vesh kanotiere dhe vihet në…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In