Protesta e demokratëve ka hyrë tashmë në ditën e tretë. Krerët e opozitës kanë shprehur vendosmëri për të vijuar me protestën deri në përmbushjten e kërkesave të tyre.
Por ndërkohë duket se jo të gjithë demokratët e kanë marrë aq seriozisht protestën. Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu vijon punën normalisht duke bashkëpunuar me qeverinë që shefat e tij kërkojnë ta rrëzojnë.
Shehu ka firmosur me Ministrin e Mirëqenies Sociale Blendi Klosi “Paktin e Mirëqenies Sociale”.
Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimit mes pushteteve për ngritjen e shërbimeve sociale për njerëzit në nevojë, viktima e dhunës etj./a.m.











