• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiakja Sako në takim me maturantë: Stadiumi i ri do të jetë edhe një qendër moderne gjthpërfshirëse për të rinjtë

by Java News
22/04/2023 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Qyteti i Durrësit do të ketë një stadium të ri, në të cilin do të ketë edhe shumë mjedise të reja gjithpërfshirëse në funksion të të rinjve”. Kështu është shprehur kryebashkiakja dhe kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë Durrës Emiriana Sako në takimin e zhvilluar me maturantë dhe të rinj të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” që votojnë për herë të parë. Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej edhe nga deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu. Në fillim të takimit kryebashkiakja Sako është shprehur se me vjen mirë që tashmë kanë nisur punimet për ndërtimin e godinës se re të shkollës “Gjergj Kastrioti”, pasi edhe vetë kam mësuar në këtë shkollë, e cila është një nga dy shkollat më të mira të qytetit”.

Ajo ka renditur disa nga projektet më të rëndësishme që vijnë në shërbim të nxënësve, maturantëve si dhe gjithë të rinjve të qytetit. Ndër më të rëndësishmit, Sako ka përmendur projektin për stadiumin e ri, ku bashkë me stadiumin do të krijohen edhe shumë mjedise të tjera në mënyrë që aty të ketë një qendër gjithpërfshirëse për të rinjtë, si salla për argëtimin e tyre dhe bibliotekë. Nëpërmjet Këshillit Vendor Rinor, maturantët e Durrësit, nëpërmjet personave që kanë zgjedhur vetë, janë bërë pjesë e përcjelljes së zërit dhe interesave të tyre në bashki.

Prej vitesh bashkia financon nxënësit ekselentë me bursa dhe fituesit e olimpiadave kombëtare, por tashmë bashkia, në buxhetin e këtij viti, ka marrë vendimin për zgjerimin e fashës së nxënësve përfitues ku do të futen edhe ata të arsimit 9-vjeçar deri në klasën e pestë.

Parku “Vala” është një tjetër projekt i rëndësishëm ku do të ketë mjedise të reja sportive dhe argëtimi për fëmijët dhe të rinjtë. Puna ka filluar në lagjen 18 dhe pas përfundimit, aty do të ketë fusha të reja për sporte të ndryshme, si basketboll, minifutboll, volejboll, tenis etj. Në këtë pikë, po punohet për rehabilitimin e të gjitha terreneve sportive në njësitë administrative të bashkisë.

Kryebashkiakja Sako ka folur edhe për investimet që janë kryer në parqet, shtimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjelljen e pemëve. Lulishtja pranë mauzoleut të dëshmorëve ka përfunduar dhe tashmë aty kemi një hapësirë shplodhëse më të mirë për të gjitha moshat, ndërkohë që po punohet për rehabilitimin e lulishtes në lagjen 17. Në shëtitoren “Taulantia” janë mbjellë 1000 pemë të reja, por brenda mandatit 4-vjecar synohet që të mbillen 10 mijë pemë të reja në total.

Një qendër e re rinore multifunksionale do të ndërtohet brenda këtij viti në hapësirën mes pallateve të bashkisë në lagjen 17, ndërkohë që aktualisht po punohet për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Edhe në këtë qendër, punimet e së cilës përfundojnë pas 2 muajsh, do të ketë mjedise tërësisht të reja për zhvillimin e kurseve të ndryshme për nxënësit me aftësi të mira në fusha të caktuara të arsimit, kulturës dhe arteve.

 

Next Post
Boshatisja e stadiumit, Berisha: Njerëzit u mërzitën se kishin 5 orë aty, e bëra me qëllim

Boshatisja e stadiumit, Berisha: Njerëzit u mërzitën se kishin 5 orë aty, e bëra me qëllim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com