• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiakja e parë shqiptare në SHBA! Rrëfehet Violeta Berisha: Kam një ëndërr, dua të ndihmoj njerëzit

by Java News
13/01/2024 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Violeta Berisha, e cila së fundmi u betua si kryetare e bashkisë së qytezës Fairview, në shtetin e Nju Xhersit, duke u bërë e para shqiptaro-amerikane dhe gruaja e parë që mban këtë detyrë që nga themelimi i kësaj bashkie, thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do të drejtonte një qytet. Familja e saj, me origjinë nga Puka, e la Shqipërinë, për t’i ikur komunizmit, në vitin 1951. Vetë Violeta, lindi në Itali dhe familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara mbi 50 vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 3 muajsh. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo rrëfen se si çdo emigrant amerikan kishte ëndrra të mëdha dhe ngjitja e saj në detyrën e kryebashkiakes, dëshmon se mund të arrihet gjithçka. Berisha, e cila do të drejtojë një bashki prej më shumë se 15 mijë banorësh, i tha koleges Klementina Cenkollari, se në Fairview, jeton një komunitet i vogël shqiptaro-amerikan, por zotohet të ndihmojë ata, si dhe shqiptarët që jetojnë në qytetet përreth. Ajo thotë se është krenare që është shqiptare.

INTERVISTA: 

Zëri i Amerikës: Zonja Berisha, javën e kaluar ju u betuat si Kryetare e Bashkisë së Fairview, duke u bërë e para shqiptaro-amerikane dhe gruaja e parë që mban këtë post të lartë. Çfarë do të thotë kjo për ju, profesionalisht dhe personalisht?

Violeta Berisha: Për mua do të thotë që njeriu mund të arrijë gjithçka që synon. Unë nuk e kisha ëndërruar kurrë se do të drejtoja një qytet. Më parë kisha mbajtur detyrën e këshilltares, që dhe ajo ishte diçka shumë e veçantë për mua. Dhe tani, të jem kryetare, shqiptarja e parë si kryetare bashkie, shqiptarja e dytë si kryebashkiake, por e para në shtetin e Nju Xhersit, kjo është shumë e veçantë.

Zëri i Amerikës: Zonja Berisha, familja juaj ka emigruar në SHBA shumë kohë më parë, kur ju ishit vetëm 3 muajsh. Si ka qenë ky rrugëtim për familjen tuaj dhe për ju vetë?

Violeta Berisha: Si çdo emigrant tjetër që vjen në Amerikë, të gjithë kemi një ëndërr. Nuk e di nëse ëndrra ime ishte të bëhesha kryetare bashkie, por është shumë e veçantë që jam në këtë post. Kjo do të thotë se emigrantët, shqiptarët që vijnë në Amerikë po realizojnë atë që kishin menduar se nuk do të ishte kurrë e mundur. Jam përpjekur të jem pranë njerëzve. Të ndihmoj zhvillimin e qytetit. Është diçka shumë shpërblyese për ne. Më pëlqen kur njerëzit bëjnë mirë. Jam shumë krenare me veten që ndihmoj të tjerët, ndihmoj qytetin. Është një përvojë e dobishme.

Zëri i Amerikës: Kujt ia dedikoni këtë histori suksesi në jetën tuaj?

Violeta Berisha: Absolutisht prindërve dhe fëmijëve të mi. Pa ata, nuk e di ku do të isha. E përmenda këtë dhe gjatë fjalimit që mbajta kur u zgjodha. Ata më kanë ndihmuar për çdo gjë dhe për kapërcimin e çdo pengese që kam hasur në jetë. Dihet se kujtdo i ndodhin gjëra të ndryshme gjatë jetës. Dhe po të mos ishin ata, po të mos më kishin nxitur të bëja gjënë e duhur, nuk e di se ku do të isha.

Zëri i Amerikës: T’i kthehemi misionit tuaj si kryetare bashkie. Cilat janë përparësitë tuaja dhe cilat mendoni se mund të jenë sfidat kryesore gjatë mandatit tuaj në këtë detyrë?

Violeta Berisha: Shikoni, ato që shumë njerëz i shohin si sfidë, unë i shoh si mundësi. Unë mendoj se do të jetë një gjë e madhe, vërtet e madhe që të jem në gjendje të ndihmoj qytetin të përparojë, të ndihmoj në qendrueshmërinë e taksave, në shtimin e vlerës së pronës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetit. Unë jetoj këtu. Dua ta shoh qytetin tim të begatojë. Në fakt nuk shoh ende aq shumë sfida. Nuk jam e sigurt se me çfarë do të përballem tani. Mendoj se si kudo është fluksi i emigrantëve që vijnë në qytet. Nuk do doja të shihja askënd të lëndohet dhe as t’i ndodhte diçka tjetër. Kështu që, nuk shoh ndonjë sfidë të madhe, madje shpresoj të mos ketë, por dhe nëse do ketë, jam gati t’i përballoj.

Zëri i Amerikës: Zonja Berisha, le të flasim pak për komunitetin shqiptaro-amerikan. Sa ështp komuniteti shqiptarë aty?

Violeta Berisha: Ne nuk kemi shumë shqiptarë, por ka më shumë në qytetet përreth. Komuniteti shqiptar përbën rreth 10% të popullisë së qytetit. Jam e gatshme t’i ndihmoj me gjithçka që kanë nevojë, në cilindo prej qyteteve dhe që do të na drejtohen për ndihmë në këtë komunitet. Jam e gatshme t’i ndihmoj me gjithçka që mundem. Ndoshta 200, 300. Nuk jam krejt e sigurt mbi numrin e saktë.

Zëri i Amerikës: Do doja t’ju pyesja gjithashtu në përgjithësi mbi këndvështrimin tuaj për diasporën shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht, integrimin e saj në shoqërinë amerikane?

Violeta Berisha: Siç e dini, shqiptarët kanë ecur shumë përpara në shoqërinë amerikane. Nuk ka asgjë që ata nuk mund ta bëjnë. Tani shqiptarët janë kryetar bashkie, gjyqtarë, sipërmarrës, pra asgjë nuk është e pamundur për ta. Ndaj jam shumë krenare për ta. Jam shumë krenare të them se jam shqiptare./VOA

Next Post
“E di kush e vrau babain tim”, djali i Diego Maradonës bën rrëfimin tronditës

“E di kush e vrau babain tim”, djali i Diego Maradonës bën rrëfimin tronditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Fati i kërkesave, nga negocimi te numrat dhe anasjelltas!

August 2, 2026
Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

August 2, 2026
Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

August 2, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret ministrat e Brendshëm në mbledhje urgjente

Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret ministrat e Brendshëm në mbledhje urgjente

August 2, 2026
Kundërshtimet për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Për ‘kalorësin’ që ecën mbi gomar

Kundërshtimet për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Për ‘kalorësin’ që ecën mbi gomar

August 2, 2026
Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

August 2, 2026
Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com